Home / Lajme / Rajon / Borchardt: Nuk ka padi sekrete për serbët e Kosovës

Borchardt: Nuk ka padi sekrete për serbët e Kosovës

25 gusht-
Për të përditshmen beogradase, Borchardt gjithashtu tha se pavarësisht garancisë se Qeverisë të Serbisë, lideri i SDP, Oliver Ivanoviq, ish-shef i administratës së policisë në Mitrovicë, Dragolub Delibasiq nuk mund të mbrohen në liri, sepse këtë nuk e lejojnë ligjet e Kosovës.

Shefi i misionit të BE-së në Kosovë, Bernd Borchardt, ka hedhur poshtë pretendimet se serbët nuk i besojnë EULEX-it, ndërsa ka shtuar se ata që nuk kanë kryer krime, nuk kanë nevojë që të frikësohen.

Gjithashtu, gjatë një interviste për të përditshmen serbe “Politika”, Borchardt theksoi se nuk ekziston ndonjë listë apo padi sekrete për serbët në Kosovë.

“Ne e dimë, bazuar në intervistat, që njerëzit duan të heqin qafe krimin e organizuar, i cili paralizon ekonominë, abuzimin me drogën, dhunën në familje dhe duan siguri nëpër rrugë”, tha Borchardt, transmeton Telegrafi.

Për të përditshmen beogradase, Borchardt gjithashtu tha se pavarësisht garancisë se Qeverisë të Serbisë, lideri i SDP, Oliver Ivanoviq, ish-shef i administratës së policisë në Mitrovicë, Dragolub Delibasiq nuk mund të mbrohen në liri, sepse këtë nuk e lejojnë ligjet e Kosovës.

Gjithashtu, ai mohoi akuzat e Oliver Ivanoviqit, i cili pretendon se EULEX-i ndjek standarde të dyfishta, i cili ka tërhequr paralele mes tij dhe Ismet Haxhës, i akuzuar nga “Grupi Drenicës”, që u la përkohësisht i lirë, por që më pastaj sërish u burgos.

“Kohët e fundit kam qenë në një vizitë shumë pozitive dhe produktive në Serbi dhe kam pasur takim me Aleksandar Vucic, por edhe me Ministrin Dacic, Stefanoviq dhe ministrin e Drejtësisë, Selakovic. Në ligjet e Kosovës nuk parashikohet ndonjë anë lehtësuese apo lirim me kusht”, përsëriti Borchardt. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *