Home / Lajme / Maqedoni / Çegrani lidhet me magjistralen Gostivar – Tetovë

Çegrani lidhet me magjistralen Gostivar – Tetovë

4 gusht-Muftiu i Bashkësisë Fetare Islame të Gostivarit, Shaqir Fetai u shpreh i lumtur që ky projekt realizohet në fshatin ku jeton dhe është i lumtur që Komuna e Gostivarit me në krye kryetarin Nevzat Bejta e realizon këtë projekt.

Filluan punët për asfaltimin e rrugës që lidh Çegranin me Tumçevishtin. Kjo rrugë do të zgjerohet, rrafshohet, tamponohet dhe më pas do të asfaltohet.

Në nisjen e punëve në terren mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kryesuesi i Këshillit Nasir Musliu, Muftiu i BFI-së së Gostivarit, Shaqir Fetai, si dhe banorë të fshatit Çegran.

Ky ishte një premtim parazgjedhor, por edhe një kërkesë dhe pritje e kamotshme e banorëve të fshatit Çegran, tha kryetari i Komunë së Gostivarit, Nevzat Bejta.

“Kjo është një rrugë shumë e rëndësishme që banorët e Çegranit e kanë pritur me decenie të rregullohet dhe tash më i erdhi momenti dhe besoj se për një periudhë shumë të shkurtë bashkë me banorët do e bëjmë promovimin e punëve të kryera. Kjo rrugë është shumë e rëndësishme jo vetëm për banorët e fshatit Çegran, por edhe për banorët e fshatit Forinë dhe Koritë për shkak se do ti lidhe këto vendbanime me magjistralen Gostivar – Tetovë. Gjithë qytetarët e këtyre vendbanimeve nuk do kenë më nevojë të kalojnë nëpër fshatra dhe të hyjnë në brendi të qytetit, por do mund ta shfrytëzojnë këtë rrugë për të shkuar në Gostivar, Tetovë ose Shkup. Ky është një investim i komunës së Gostivarit që do të kushtoje mbi 18 milionë denarë”, theksoi Bejta.

Muftiu i Bashkësisë Fetare Islame të Gostivarit, Shaqir Fetai u shpreh i lumtur që ky projekt realizohet në fshatin ku jeton dhe është i lumtur që Komuna e Gostivarit me në krye kryetarin Nevzat Bejta e realizon këtë projekt.

“Unë them se kjo do jetë një rrugë e unitetit, për arsye se do lidh dy krahina, pjesën e lartë dhe pjesën e poshtme, kështu që do zhvillojë afërsinë e njerëzve. Unë jam këtu që të bekoj këtë vepër të madhe në emër të Muftinisë së BFI-së së Gostivarit dhe falënderoj komunën dhe kryetarin për këtë vepër të madhe që do e nisin sot”, tha Fetai.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Nasir Musliu tha se për banorët e Çegranit ky është një projekt voluminoz i cili është premtuar vite me radhë, por kësaj radhe duke i falënderuar kryetarit të komunës Nevzat Bejta e mundësoi realizimin kësaj rruge që lidh Çegranin me Magjistralen dhe me fshatrat e Sharrit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *