Home / Lajme / Maqedoni / Ceka takon përfaqësuesit e këshillave banesorë të Tetovës

Ceka takon përfaqësuesit e këshillave banesorë të Tetovës

15 gusht-Drejtori i ndërmarrjes gjithashtu propozoi që në bashkëpunim me udhëheqësit e këshillave banesorë të të rregullojë hapësirat gjelbëruese pranë të gjitha banesave në qytetin e Tetovës

Sot drejtori i ndërmarrjes Xhelal Ceka bashkërisht me udhëheqësit e sektorëve zhvilluan takim me përfaqësuesit e këshillave banesorë të qytetit të Tetovës me qëllim të rritjes së bashkëpunimit të ndërsjelltë .
Në këtë takim udhëheqësit e këshillave banesorë patën rastin që të drejtonin pyetje dhe të shprehin dhe vërejtjet e tyre në lidhje me problemet që kishin në përgjithësi rreth organizimit dhe mirëmbajtjes së banesave ku ata ishin përgjegjës për të cilat mund të ju drejtoheshin udhëheqësve të sektorëve të ndërmarrjes si udhëheqësit të sektorit “Parqet dhe Gjelbërimi”, sektorit “Higjiena Komunale”, sektorit “Kanalizimet” sektorit “Ujësjellësi” dhe sektorit për Arkëtim, njoftojnë nga NPK, transmeton Tv KOHA.
Drejtori i ndërmarrjes gjithashtu propozoi që në bashkëpunim me udhëheqësit e këshillave banesorë të të rregullojë hapësirat gjelbëruese pranë të gjitha banesave në qytetin e Tetovës. Ky propozim u mirëprit mjaft mirë nga të ftuarit dhe shprehën gatishmëri që bashkëpunimi i tyre me ndërmarrjen të vazhdojë edhe më tej.
Gjithashtu për në fund drejtori i ndërmarrjes falemenderoi ata për pjesëmarrjen dhe i siguroi se takimet e këtij lloi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, njofton Tv KOHA.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *