Home / Sport / Champions League, eliminohen Karabakhu, D.Zagbrebit dhe Feynoord

Champions League, eliminohen Karabakhu, D.Zagbrebit dhe Feynoord

Një eleiminim surprizues ka qënë ai i Dinamos së Zagrebit. Kroatët fituan takimin e parë në transfertë 1-0 por më pas u thyen në shtëpi nga danezët e Alborg me rezultatin 2-0.

Mbrëmë përfunduan takimet ekthimit të turit të 3-të paraelimnator të Ligës së Kampionëve. Skuadra e FC Karabakh ku bëjnë pjesë dy shqiptarët Ansi Agolli e Admir Teli u mposht në fushën e Red Bull Salzburg me rezultatin e përgjithshëm 3-2 dhe tashmë ndodhet jashtë ligës së kampionëve. Tiranasi luajti për 90 minuta ndërsa shkodrani ishte i skualifkuar pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Azerbaixhan. Golat për austriakët u shënuan nga po i njëjti autor Hinteregger.

Zeniti i shën Peterburgut arriti të kthtente rezultatin e takimit të parë duke fituar 2-0 në Rusi përballë AEL Limassolit.

Një eleiminim surprizues ka qënë ai i Dinamos së Zagrebit. Kroatët fituan takimin e parë në transfertë 1-0 por më pas u thyen në shtëpi nga danezët e Alborg me rezultatin 2-0.

Ndërkohë që Besiktasi pas triumfit në Holandë fitoi sërish edhe në Turqi përballë Feyenoordit 3-1. Demba Ba realizoi një tripletë për tuqit ndërsa golin e nderit për holanedezët e shënoi futbollisti me origjinë ganeze Elvis Manu.

Skuadra e Bate Borisov e cila largoi nga Liga e Kampionëve Skënderbeun do të vazhdojë rrugëtimin në turin e 4-ët pas triumfit 3-1 në Bjellorusi përballë Debrecenit, takimi i parë në Hungari kish përfunduar 1-0 për Mazharët.

Ja dhe tabela e plotë e rezultateve të mbrëmjes:
Zenit St. Petersburg 3-0 AEL Limassol
APOEL Nicosia 2-0 HJK
FC Sheriff 0-0 Slovan Bratislava
Malmo FF 2-0 Sparta Prague
Besiktas 3-1 Feyenoord
Steaua Bucuresti 2-1 Aktobe
FC Koebenhavn 2-0 Dnipro
Salzburg 2-0 FK Karabakh
Celtic 0-2 Legia Warszawa
Dinamo Zagreb 0-2 AaB
Partizan Beograd 2-2 PFC Ludogorets Razgrad

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *