Home / Sport / Champions League, Napoli do të ndeshet me Atletik i Bilbaos

Champions League, Napoli do të ndeshet me Atletik i Bilbaos

Në ceremoninë e mbajtur në Nion të Zvicrës nga ana e UEFA-s, kjo ishte përballja më e fortë e mundshme. Çiftet e tjerë nuk mund të thuash se nuk ishin të fortë, por jo sa Napoli-Bilbao. Sëlltiku, i kthyer në Champions pas përjashtimit të Legias polake, do të kërkojë grupet përmes dueleve me Mariborin e Agim Ibraimit.

Dy ekipe të njohura nuk patën fat. Napoli ose Atletik i Bilbaos nuk do të jetë në fazën e grupeve në Champions. Shorti i vuri përballë në plej of. Kjo do të thotë se njëra prej tyre nuk do t’i ketë në buxhet rreth 30 milionë euro. Në ceremoninë e mbajtur në Nion të Zvicrës nga ana e UEFA-s, kjo ishte përballja më e fortë e mundshme. Çiftet e tjerë nuk mund të thuash se nuk ishin të fortë, por jo sa Napoli-Bilbao.
Arsenali do të udhëtojë sërish drejt Turqisë. Këtë herë, jo ndaj Fenerbahçes, por përballë Beshiktashit. Lila franceze do të ndeshet me Porton e fortë. Pak më e lehtë duket për Bajer Leverkusenin që do të sfidohet nga danezët e Kopenhagenit. Favoritë mund të quhen edhe rusët e Zenitit ndaj Standardit belg. Të hapur duken duelet Alborg-APOEL Limasol, Salcburg-Malmo apo derbi ballkanas, Steaua Bukuresht-Ludogorec i Bullgarisë. BATE Borisov, rivali që eleminoi Skënderbeun tonë, ka shanse ndaj Sllovanit të Bratisllavës. Sëlltiku, i kthyer në Champions pas përjashtimit të Legias polake, tani mund të pretendojë grupet pasi ndeshet me Mariborin slloven. Takimet do të luhen në datat 21 e 28 gusht.

Çiftet e ndeshjeve janë si më poshtë:

LEAGUE ROUTE
Beshiktash JK (TUR) – Arsenal FC (ENG)
Standard Liezh (BEL) – FC Zenit (RUS)
FC Kopenhagen (DEN) – Bayer 04 Leverkusen (GER)
LOSC Lille (FRA) v FC Porto (POR)
SSC Napoli (ITA) v Athletic Club Bilbao (ESP)

CHAMPIONS ROUTE
NK Maribor (SVN) v Celtic FC (SCO)
FC Salzburg (AUT) v Malmo FF (SWE)
Aalborg BK (DEN) v APOEL FC (CYP)
FC Steaua Bukureshti (ROU) v PFC Ludogorets Razgrad (BUL)
SK Slovan Bratislava (SVK) v FC BATE Borisov (BLR)

Shënim: 10 fituesit e “play-off”-eve do t’i bashkohen 22 ekipeve që hyjnë automatikisht në fazën e grupeve, për të cilën do të hidhet shorti në Monako, më 28 Gusht.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *