Home / Lajme / Maqedoni / Dasma me armë-nga gëzimi në vajtim

Dasma me armë-nga gëzimi në vajtim

09 Gusht – Në fshatin e Gostivarit Çegran në dasëm një mysafir ka shtënë me armë zjarri, ndërsa është plagosur një person. Në një fshat në Strugë këto ditë gjithashtu në dasëm një mysafir ka shtënë me armë me çka ka lënduar 5 dasmorë

Në fshatin e Gostivarit Çegran në dasëm një mysafir ka shtënë me armë zjarri, ndërsa është plagosur një person. Në një fshat në Strugë këto ditë gjithashtu në dasëm një mysafir ka shtënë me armë me çka ka lënduar 5 dasmorë. Në Kumanovë nga të njëjtat arsye janë lënduar dy dasmorë.

Këto janë informacione të mara nga policia për periudhën e fundit, transmeton REL.

Të shtënat në dasma në Maqedoni është shumë e shpeshtë dhe ngrit çështjen rreth asaj se sa njerëz në Maqedoni posedojnë armë.

“Për fat të keq këto mundësi që i ofron MPB nuk kanë dhënë asnjë efekt në lidhje me armëmbajtje pa leje. Por, MPB edhe më tej mbetet e hapur’, deklaroi zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski.

Zëdhënësi i ministrisë thotë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me persona që posedojnë armë pa leje por edhe me ato që mbajnë armë me leje.

Sipas Kryetarit të Organizatës Joqeveritare Civil Xhabir Deralla në vendin tonë ekziston një kult rreth armëve që dita ditës po forcohet. Ai vlerëson se për përmirësim të gjendjes nevojitet disa aksione për grumbullimin e armëve pa leje, problem I cili është lënë anash vitet e fundit.

“Sipas përqindjeve të tona, që dallojnë nga përqindjet e institucioneve shtetërore ka rreth 110-170 mijë persona që posedojnë armë pa leje në Maqedoni”, deklaroi Deralla.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *