Home / Lajme / Maqedoni / Dënim me burg për të riun shqiptar

Dënim me burg për të riun shqiptar

22 gusht-Incidenti kishte ndodhur disa javë më parë, kur dy të rinjtë shqiptarë ndërhynë në lokalin e pronarit maqedonas, pasi që ata kishin theksuar se ishin provokuar nga këngë patriotike maqedonase.

Gjykata themelore Shkupi 1 dënoi sot me një vit burg, Omer Bunjakun, për shkak të pjesëmarrjes në demolimin e lokalit “Nju Orleans” në Çarshinë e Vjetër në Shkup. Bashkëmoshatari i tij me inicialet B.I, u dënua me 2 vjet burg me kusht, por në rast se gjatë pesë viteve të ardhshme nuk kryen ndonjë vepër penale.

Incidenti kishte ndodhur disa javë më parë, kur dy të rinjtë shqiptarë ndërhynë në lokalin e pronarit maqedonas, pasi që ata kishin theksuar se ishin provokuar nga këngë patriotike maqedonase.

Dy të rinjtë shqiptarë fillimisht kishin paralajmëruar pronarin për muzikën provokuese, mirëpo ishte refuzuar kërkesa e tyre, por ata për së dyti herë ndërhynë në lokal.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *