Home / Lajme / Maqedoni / Digjet një shtëpi në Tetovë, u rrezikua e gjithë lagja “Cetinsk”

Digjet një shtëpi në Tetovë, u rrezikua e gjithë lagja “Cetinsk”

12 gusht-Dëshmitarët okular bëjnë të ditur se mbrëmë gjithë banorët e lagjes kanë përjetuar një tmerr për shkak të frikës të përhapjes së zjarrit tek shtëpitë që gjenden në lagjen “Cetinks”.

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri rreth orës 2 të mëngjesit të ditës së sotme në Tetovë në lagjen “Cetinska” gjegjësisht në rrugën e Kumanovës. Bëhet e ditur se gjatë zjarrit është shkaktuar dëm i madh material, ndërsa fatmirësisht nuk kanë pësuar familjarët. Zjarri që përfshiu këtë shtëpi ka djegur tërësisht katin e dytë me katër dhoma të mobiluara kurse kati i parë ka vetëm disa dëme. Në vendngjarje kanë arritur zjarrfikësit e Tetovës të cilët kanë intervenuar me katër automjete dhe 11 zjarrfikës dhe u është dashur tre orë për të shuar tërësisht zjarrin, thotë Uka Aliti kryeshef i njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë. “Me të marrë thirrjen për zjarr në një shtëpi në Lagjen Cetinska, kemi shkuar në vendngjarje urgjentisht me katër automjete kundër zjarrit dhe 11 zjarrfikës. Pas tre orëve intervenim dikur rreth orës 5 të mëngjesit të ditës së sotme kemi likuiduar tërësisht zjarrin”, tha Aliti. Ai tha se me këtë rast në shuarjen dhe lokalizimin e zjarrit kanë ndihmuar edhe banorët e lagjes.”Në shuarjen e zjarrit krahas zjarrfikësve kanë ndihmuar edhe banorët e kësaj lagje me të cilët bashkërisht arritëm që të shpëtojmë katin e parë të shtëpisë dhe përhapjen e mëtejshme të zjarrit në shtëpitë që ndodheshin afër. Po ashtu vlen të theksohet se banorët me shpejtësi kanë larguar veturat e parkuara në rrugë për t`iu mundësuar zjarrfikësve që të arrijnë pa problem në vendngjarje”, thotë Uka Aliti. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshiu këtë shtëpi në Tetovë, ndërsa vijojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të rastit. Dëmi material është vlerësuar tepër i madh.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *