Home / Lajme / Maqedoni / Dita e hënë me tre aksidente

Dita e hënë me tre aksidente

19 gusht-Banori i moshuar ka marrë lëndime të lehta dhe është transferuar në spitalin e qytetit. Sipas Josifovski, pas inspektimit dhe shkaqeve të aksidentit, dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në rreth 40 mijë denarë

Në tre aksidente me makina që kanë ndodhur dje në Tetovë, janë lënduar 4 persona dhe u shkaktuan dëme të mëdha.

Sipas policisë së Tetovës, aksidenti i parë ka ndodhur dje rreth mesditës, në rrugën “Murat Baftijari” në Tetovë. Makina “Mercedes” me targa të Tetovës drejtuar nga tetovarja L.Z (29) ka goditur 15-vjeçaren H.SH gjithashtu nga Tetova. Vajza nga lëndimet e marra është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës ku edhe po mjekohet.

Aksidenti i dytë ka ndodhur rreth orë 16:40 minuta në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit, në afërsi të fshatit Gjyre, në aksident janë përfshirë dy makina të pasagjerëve, makina e tipit “Ford S Max” me targa gjermane drejtuar nga B.J. (41 ) nga fshati Strimnicë dhe makina “Wolsfagen Vento” me targa të Tetovës drejtuar nga H.H. (29) nga fshati Shipkovicë, të cilët janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

” Pas autorizimi të prokurorit publik janë kryer hetimet dhe janë përcaktuar arsyet dhe çdo gjë tjetër e lidhur me aksidentin. Fillimisht, arsyeja ka qenë shpejtësia, ndërsa vlera e përgjithshme e dëmit është vlerësuar me 100 mijë denarë”, tha Josifovski, raporton TetovaSot.

Aksidenti i fundit ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë afër fshatit Neproshten, në të cilën pjesëmarrësit ishin në makinën “Seat Ibiza” me targa të Tetovës, drejtuar nga M.V. (31) nga Poroji dhe një karrocë mbi të cilën ishte fqinji i tij H.M. (82).

Banori i moshuar ka marrë lëndime të lehta dhe është transferuar në spitalin e qytetit. Sipas Josifovski, pas inspektimit dhe shkaqeve të aksidentit, dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në rreth 40 mijë denarë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *