Home / Lajme / Maqedoni / Dorëhiqet Shpresa Lika (VIDEO)

Dorëhiqet Shpresa Lika (VIDEO)

14 shkurt- Nga shërbimi për informim kanë theksuar se deri më sot zyrtarisht me shkrim nuk është deponuar dorëheqje. “Ajo që mund të themi për momentin është se deri te Komuna e Tetovës nuk ka arritur shkresë për dorëheqje eventuale”, tha shkurt Lume Hyseini zëdhënëse e Komunës së Tetovës.

Burime të Tv Kohës kanë bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë ka ofruar dorëheqje nga posti i drejtoreshës së shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë “Nikolla Shtejn” Shpresa Lika. Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë të ditura por vetëm ajo që është mësuar nga burime tona është se dorëheqjen drejtoresha e ka dorëzuar gjatë ditës djeshme. Shpresa Lika u emërua drejtoreshë në këtë shkollë para një viti me vendim të kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Nga shërbimi për informim kanë theksuar se deri më sot zyrtarisht me shkrim nuk është deponuar dorëheqje.

“Ajo që mund të themi për momentin është se deri te Komuna e Tetovës nuk ka arritur shkresë për dorëheqje eventuale”, tha shkurt Lume Hyseini zëdhënëse e Komunës së Tetovës.

Madje, disa media kanë raportuar se Shpresa Lika pas dorëheqjes do të angazhohet në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Ndryshe, Shpresa Lika është bashkëshortja e sekretarit organizativ të BDI-së Hazbi Lika. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *