Home / Lajme / Maqedoni / Dy persona vriten në Ohër

Dy persona vriten në Ohër

22 gusht-Sipas informacioneve jozyrtare, që transmetohen edhe nëpër portalet e Ohrit, me armë zjarri janë vrarë pronari i restorantit “Imperator” Vasil Risteski dhe personi që e ka shoqëruar në atë moment në restorant, Romeo Gjuzeloski.

Dy persona janë vrarë mbrëmë në një restorant në Ohër.

Vrasja ka ndodhur para mesnate, kur dy persona të panjohur kanë hyrë në restorantin “Imperator” dhe kanë shtënë me armë ndaj dy viktimave, identiteti i të cilëve nuk është zbardhur akoma nga policia. Por jozyrtarisht mësohet se njëri nga viktimat është pronari i lokalit, Vasko R, rreth 58 vjeç dhe personi tjetër Romeo.Gj.

Viktimat janë dërguar në Qendrën mjekësore në Ohër, mirëpo ato kanë ndërruar jetë, për shkak të plagëve të rënda.

Sipas informacioneve jozyrtare, që transmetohen edhe nëpër portalet e Ohrit, me armë zjarri janë vrarë pronari i restorantit “Imperator” Vasil Risteski dhe personi që e ka shoqëruar në atë moment në restorant, Romeo Gjuzeloski. Ndaj këtyre dy personave kanë shtënë me armë zjarri dy (?) persona, pas një zënke verbale dhe pas ngjarjes ata janë arratisur në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë organet kompetente për të kryesr veprimet e duhura, ndërsa organet policore janë vënë në kërkim të kryesit-ose kryesve të veprës.

Vasil Risteski ka qënë kryetar i degës së Partisë Demokristijane në Ohër dhe ishte një nga kandidatët për kryetar komune në zgjedhjet e fundit lokale.

Sipas informacioneve të para jozyrtare që arrijnë nga Ohri, shkak për këtë vrasje mund të jenë problemet e huamarrjes.

Ky është rasti i dytë i vrasjes së dyfishtë në rajonin e Strugës dhe Ohrit brënda një kohe të shkurtër, sepse një ngjarje e këtillë ndodhi edhe në Vevçan, që rastësisht koincidon me këtë të Ohrit, kur edhe aty u vra pronari i kafeterisë dhe një person tjetër.

Nga SPB njoftojnë se për hollësi rreth kësaj ngjarje do të jepen gjatë ditës, pasi të kryhen veprimet operative

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *