Home / Lajme / Maqedoni / Dy vjet pa Arbën Xhaferrin.Rama vlerëson figurën e tij

Dy vjet pa Arbën Xhaferrin.Rama vlerëson figurën e tij

15 gusht-Në përvjetorin e vdekjes kryeministri Edi Rama kujton me respekt dhe mirënjohje mikun dhe shqiptarin që sipas tij ka lënë një vepër frymëzuese.”Sot ne pervjetorin e vdekjes kujtoj me respekt e mirenjohje mikun e shtrenjte shqiptarin e mire Arbën Xhaferri qe na la nje veper frymezuese” shkruan Rama ne Twitter.

Dy vjet më parë, më 15 gusht 2012, u nda nga jeta, një nga intelektualët dhe mendimtarët më të rëndësishëm shqiptarë të kohës sonë, Arbën Xhaferri. I goditur prej disa vitesh nga një sëmundje e rëndë, Arbën Xhaferri nuk pushoi për asnjë çast së luftuari me armën më të fortë të tij-mendjen, për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, por edhe për krjimin e një shtrati gjithëkombëtar të mendimit intelektual, në mënyrë që shqiptarët të kishin një bosht të përbashkët ideologjik dhe politik.

Në dy vjetorin e ndarjes nga jeta të ish kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptar Arbën Xhaferri , kryetari aktual Menduh Thaçi dhe grupi parlamentar i kësaj partie kanë bërë homazhe tek varri i tij në varrezat në Tetovë. Me këtë rast lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi ka thënë se kjo është një ditë e veçantë sepse përkujton njërin nga bashkëpuntorët më të mirë dhe më të afërm të tij.

Në përvjetorin e vdekjes kryeministri Edi Rama kujton me respekt dhe mirënjohje mikun dhe shqiptarin që sipas tij ka lënë një vepër frymëzuese.

“Sot ne pervjetorin e vdekjes kujtoj me respekt e mirenjohje mikun e shtrenjte shqiptarin e mire Arbën Xhaferri qe na la nje veper frymezuese” shkruan Rama ne Twitter.

Ai ndërroi jetë më 15 gusht të vitit 2012 në moshën 64-vjeçare si pasojë e një hemorragjie cerebrale në tru. Ai ishte ideatori i krijimit të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë ku sot njëri nga amfiteatrot e tij mban emrin e tij, kurse kohë më parë qeveria e Kosovës ka emërtuar me emrin e tij rrugën Prishtinë – Hani i Elezit.

Arbën Xhaferri, i lindur në Tetovë më 25 janar 1948 dhe i diplomuar për filozofi, kulmin e veprimtarisë intelektuale e dha pas rrëzimit të komunizmit, përkatësisht pas vitit 1990

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *