Home / Lajme / Maqedoni / Edhe pse punësohen shifrat e papunësisë ende të larta (VIDEO)

Edhe pse punësohen shifrat e papunësisë ende të larta (VIDEO)

Tetovë, 22 Gusht – Tetova për nga numri i të papunëve që aktivisht kërkojnë punë radhitet para Shkupit. Të dhënat e Agjencisë së punësimit tregojnë se në muajin qershor në kryeqendrën e Maqedonisë janë regjistruar 16.582 persona të papunë në raport me 10.536 në Tetovë, njofton Televizioni Koha.

Përmes projektit të Agjencionit për Punësime të Maqedonisë në bashkëpunim me UNDP-në, punë të përhershme do të gjejnë rreth 35 persona nga Tetova.Ata këtyre ditëve kanë nënshkruar vendimet për marrjen e grantit prej rreth 3 mijë euro për furnizim të pajisjeve dhe repromaterialeve për fillim të biznesit.

Ata janë punësuar si rezultat I masave aktive që ka ndërmarrë qeveria për vitin 2014 me qëllim të zbutjes së papunësisë, raporton Televizioni Koha.

Me nënshkrimin e kontratave, fillon zyrtarisht punësimi i tyre të cilëttani do të vijojnë të ndjekin edhe procedurat e mëtejme të parapara me ligj. Do të duhet të pranojnë mjetet financiare për realizimin e planit të biznesit të zgjedhur nga ana e tyre, njofton Televizioni Koha.

Ndërkaq, në Gostivar janë dhënë 24 vendime për fillim të biznesit të tyre. Tetova për nga numri i të papunëve që aktivisht kërkojnë punë radhitet para Shkupit. Të dhënat e Agjencisë së punësimit tregojnë se në muajin qershor në kryeqendrën e Maqedonisë janë regjistruar 16.582 persona të papunë në raport me 10.536 në Tetovë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *