Home / Lajme / Maqedoni / Ekskluzive: 14 vjeçarja nga Tetova nuk i lejohet të udhëtojë për në Zvicër (VIDEO)

Ekskluzive: 14 vjeçarja nga Tetova nuk i lejohet të udhëtojë për në Zvicër (VIDEO)

Tetovë, 22 Gusht – Xhevdeti edhe pse tashmë në moshë ai ka rënë në hall sepse mbesa e cila posedon dokumente të Zvicrës më 2 shtator duhet të kthehet në shkollë në qytetin e Loganës, raporton Televizioni Koha.

Problemet dhe hallet e shqiptarëve në Maqedoni nuk kanë fund. Ata janë të natyrave të ndryshme. Së fundi, qytetari Xhevdet Musa nga Tetova, ka denoncuar një rast kur mbesa e tij 14 vjeçare A.Sh e cila është dashur të kthehet në Zvicër pas pushimit në Tetovë është kthyer nga kufitarët në Aeroportin e Maqedonisë.

Ai për Televizionin Koha tregon se nipi dhe mbesa kanë pasaporta të shtetit Zvicran, por vajzës nuk iu lejua që të shkojë nga autoritetet kufitare edhe pse kishim krejt dokumentet e nevojshme me arsyetimin se pa prindërit nuk mund të udhëtojë jashtë shtetit.

“ Ata kanë qëndruar më shumë në Tetovë se sa prindit e tyre. Prindit për shkak të obligimeve kanë udhëtuar më herët për në Zvicër, kurse fëmijët të enjten u nisën për të shkuar me aeroplan. Duke ditur se mund të kenë probleme, prindit na dërguan autorizimin e nevojshëm dhe dokumentet tjera. Rastësisht këtu ka qenë halla e nipit dhe mbesës dhe me dokumente të noterizuara kemi bërë autorizim që bashkë me atë të udhëtojnë nipi 17 vjeçar dhe mbesa 14 vjeçare. Por në aeroport autoritetetet i ndaluan që ata të dy të udhëtojnë dhe i kthyen prap. Pas disa replikave me personin pergjegjës nipit iu lejua që të shkojnë kurse mbesën e kthyen për në shtëpi”, thotë Xhevdet Musa, i cili tregon se të gjitha dokumentet e nevojshme i ka pasur në rregull, transmeton Televizioni Koha.

Xhevdeti edhe pse tashmë në moshë ai ka rënë në hall sepse mbesa e cila posedon dokumente të Zvicrës më 2 shtator duhet të kthehet në shkollë në qytetin e Loganës.

“Pasi e kthyen mbesën dhe nuk i lejuan që të udhëtojë pa prezencën e njërit nga prindit edhe pse krejt dokumentet ishin të kompletuara. Përmes faksit prindërit kishin dërguar autorizimet dhe dokumentet tjera me nënshkrim por nuk i morrën parasysh. Kam frikë se vajza do të ketë probleme dhe nuk do të mund të arrijë në kohë në shkollë”, tha Musa.

Ai thekson se edhe biletën e udhëtimit nuk ia kanë kthyer të mbesës dhe ia kanë ndalur në aeroport. Për këtë veprim për të cilin ai e cilëson si të padrejtë do të ankohet edhe në institucione të tjera.Nga Ministria e Punëve të Brendëshme e Maqedonisë edhe përkundër premtimeve se do të japin hollësi rreth këtij rasti megjithatë prej atje nuk kanë dhënë informata shtesë, duke theksuar se qytetari që ka vërejtje ndaj punës së policëve mund të parashtrojë ankesë në sektorin për kontroll të brendshë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *