Home / Lajme / Maqedoni / Ekskluzive:Jehona Xheladini në vend të Shpresa Likës drejtoreshë në shkollën e mjekësisë

Ekskluzive:Jehona Xheladini në vend të Shpresa Likës drejtoreshë në shkollën e mjekësisë

21 gusht-Burime të Tv Kohës kanë bërë të ditur se ish drejtoresha ka parashtruar dorëheqje disa ditë më parë, ndërsa më 19 gusht edhe zyrtarisht ka parashtruar dorëheqje me shkrim deri tek kryetarja e komunës Teuta Arifi,

Jehona Xheladini do të jetë drejtoreshë në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë në vend të drejtoreshës së deritanishme Shpresa Lika e cila dha dorëheqje, njofton Tv KOHA.

Burime të Tv Kohës kanë bërë të ditur se ish drejtoresha ka parashtruar dorëheqje disa ditë më parë, ndërsa më 19 gusht edhe zyrtarisht ka parashtruar dorëheqje me shkrim deri tek kryetarja e komunës Teuta Arifi, raporton Tv Koha.

Mësohet se kryetarja do të emërojë në këtë vend profesoreshën e Biologjisë në këtë shkollë Jehona Xheladini, mer vesh Tv Koha.

Dorëheqjen e Shpresa Likës e konfirmoi edhe udhëheqësi i sektorit për veprimtari publikie Ahmed Qazimi I cili tha se ajo për arsye të karrierës së saj në sferën akademike ka dhënë dorëheqëse, transmeton Tv Koha.

Qazimi nuk precizoi se kush do të emërohet drejtoreshë në këtë shkollë vetëm se tha gjatë këtyre ditëve duhet që të emërohet një drejtoreshë në këtë shkollë. Tv KOHA.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *