Home / Lajme / Rajon / Erdogan përmend Shkupin në fjalimin e tij

Erdogan përmend Shkupin në fjalimin e tij

11 gusht-Kanë fituar të gjithë ata që me respektojnë apo nuk më respektojnë,ka fituar Turqia e re përparimtare,por jo vetëm Turqia,por ka fituar edhe Kabulli,Bejruti,Sarajeva dhe Shkupi,kanë fituar Damasku,Ramallahu,Gaya dhe Jerusalemi. Falënderoj popullin tim shtrenjtë”, janë fjalët me të cilat Erdoani ia nisi fjalimit të tij në Ankara

Sipas të dhënave të para preeliminare kandidati i partisë AK Rexhep Tajip Erdoan ka fituar zgjedhjet presidenciale në Turqi me rreth 52 për qind të votave të elektoratit turk.Rexhep Tajip Erdoani, Presidenti i parë i Republikës së Turqisë i zgjedhur me votën direkte të popullit, mbajti fjalimin e pritur të ballkonit në selinë e Partisë AK në Ankara, ku dha mesazhe të rëndësishme, që përqafojnë të gjitha shtresat e shoqërisë.I porsazgjedhur President i 12-të i Turqisë sipas rezultateve jozyrtare, Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan iu drejtua një turme mjaft entuziaste prej mijëra kryeqytetasish si Kryetar i Shtetit nga ballkoni kryesor i Partisë AK. Kanë fituar të gjithë ata që me respektojnë apo nuk më respektojnë,ka fituar Turqia e re përparimtare,por jo vetëm Turqia,por ka fituar edhe Kabulli,Bejruti,Sarajeva dhe Shkupi,kanë fituar Damasku,Ramallahu,Gaya dhe Jerusalemi. Falënderoj popullin tim shtrenjtë”, janë fjalët me të cilat Erdoani ia nisi fjalimit të tij në Ankara, ku ai shprehu falënderimet e tij të përzemërta për të gjithë zgjedhësit, votues ose jo të tij, që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë ngjarje historike. Duke falënderuar edhe qytetarët turq me banim jashtë shtetit, të cilët janë përpjekur të votojnë pavarësisht vështirësive të shumta, Erdoani shtoi se “zgjedhjet nuk i ka fituar vetëm Rexhep Tajip Erdoani, por vullneti i popullit dhe Turqia e Re”. Sa u përket rezultateve të këtyre zgjedhjeve, ku popullit turk votoi për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë Presidentin e Republikës, shefi aktual i Ankarasë zyrtare u prononcua me këto fjalë: “Sot po mbyllim një epokë dhe po hedhim hapin e parë drejt një ere të re. Tashmë janë eliminuar të gjitha pengesat ndërmjet Pallatit Presidencial Çankaja dhe popullit.” Ndër të tjera, Kryeministri Erdoan dha mesazhe të rëndësishme, që përqafojnë të gjitha shtresat e shoqërisë turke. “Sot kanë fituar edhe ata, që nuk na pëlqejnë, s’na miratojnë, nuk votojnë dhe s’na duan. Debatet dhe tensionet e vjetra t’ia lëmë Turqisë së Vjetër”, theksoi ai./koha/

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *