Home / Lajme / Rajon / Erdogan zgjedhet president i Turqisë

Erdogan zgjedhet president i Turqisë

11 gusht-Në zgjedhjet presidenciale garuan 3 kandidatë: Kryeministri i deritanishëm Rexhep Tajip Erdogan, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Islamike Ekmeleddin Ihsanogllu, si dhe kanditati i partisë kurde, Selahattin Demirtash.

Kryeministri aktual i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është fitues i zgjedhjeve të sotme në Turqi bazuar në rezultat e para jozyrtare të publikuara deri më tani.

Sipas rezultateve paraprake të rreth 90% të votave të numëruara, Erdogan ka marrë rreth 52% të votave, ndërsa kundërkandidatët e tij, Ekmeleddin Ihsanogllu dhe Selahattin Demirtash kanë marrë 39% respektivisht 9%.

Fushata parazgjedhore e cila është karakterizuar me një dozë të lartë tensioni politik, nuk ka reflektuar në ditën e sotme pasi gjatë votimeve nuk janë shënuar incidente të rënda.

Në zgjedhjet presidenciale garuan 3 kandidatë: Kryeministri i deritanishëm Rexhep Tajip Erdogan, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Islamike Ekmeleddin Ihsanogllu, si dhe kanditati i partisë kurde, Selahattin Demirtash.

Rexhep Tajip Erdogan do të jetë presidenti i 12 -të dhe do të zëvendësojë presidentin e deritanishëm, Abdullah Gyl.

Ndërkohë që mediat turke shkruajnë për rënien e pjesëmarrjes në votime nga zgjedhjet e kaluara të Marsit për 19%. Në zgjedhjet e Marsit pjesëmarrja ishte 89% ndërsa në zgjedhjet e sotme presidenciale kjo shifër ka rënë në 70%.

Sipas mediave turke, 5 milion votues të elektoratit opozitar nuk kanë preferuar të votojnë dhe kjo është arsyeja e rënies së pjesëmarrjes./thealbanian/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *