Home / Lajme / Rajon / Është vetëm 16 vjeç, tentoi të shkonte në Siri

Është vetëm 16 vjeç, tentoi të shkonte në Siri

15 gusht-“Edhe fëmijët janë munduar t’i përfshijnë në grupet ekstremiste. Por, ky rast është një tjetër procedurë dhe ai nuk është në grupin e këtyre të arrestuarve. Ai po dyshohet për pjesëmarrje në aktivitete kriminale për terrorizëm”, ka thënë burimi në fjalë.

Një 16 vjeçar nga Vitia e kishte braktisur shkollën për të shkuar në Siri, por ishte ndalur në Aeroport. Ai nuk kishte prindër, jetonte vetëm me gjyshen dhe motrën. Gjithashtu, ndodhej në kushte jo të mira ekonomike.

Më 5 gusht 2014, 16 vjeçari nga Vitia është zënë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë nga forcat e policisë, të cilat gjatë kontrollit kanë dyshuar rreth të riut.

Sipas një burimi të ‘Kosova Sot” në Prokurorinë e Shtetit, i riu, i cili vinte nga Vitia, sapo i ka mbushur 16 vjet dhe për momentin nuk është zbuluar se a ka ndonjë lidhje me personat që tashmë janë të arrestuar për terrorizëm.

“Edhe fëmijët janë munduar t’i përfshijnë në grupet ekstremiste. Por, ky rast është një tjetër procedurë dhe ai nuk është në grupin e këtyre të arrestuarve. Ai po dyshohet për pjesëmarrje në aktivitete kriminale për terrorizëm”, ka thënë burimi në fjalë.

Mosha e tij e mitur është bërë shkas që policia të dyshojë dhe ta ndalojë.

Kur e kanë ndaluar ai ka treguar se ishte nisur për në Stamboll dhe atje do të lidhej me disa persona që do ta çonin në Siri, shkruan Kosova Sot.

“Policia ka dyshuar së pari në moshën e tij të re, duke qenë se është i mitur. E kanë ndaluar dhe e kanë pyetur se çfarë posedon. Ai ka treguar se e ka një kompjuter dhe një telefon. Më pas e kanë pyetur se për ku ishte nisur dhe ai është përgjigjur se po shkonte Stamboll dhe se atje do të lidhej me të tjerë persona që do ta çonin në Siri”, ka treguar më tej një nga prokurorët e shtetit.

Djaloshi në aeroport është afruar me një biznesmen, i cili edhe po shkonte në Turqi për çështje tregtie.

Të dy janë marrë paraprakisht në pyetje nga policia, por biznesmeni është lënë i lirë, edhe pse për momentin emri i tij rezulton si i dyshuar, por që shpejt, sipas të njëjtit burim, do të hidhen poshtë dyshimet ndaj tij, pasi ai nuk ka lidhje.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *