Home / Lajme / Maqedoni / Evidentohen 6 raste te reja të verdhëzës

Evidentohen 6 raste te reja të verdhëzës

24 gusht-Prej tyre, 16 janë duke u kuruar në Klinikën infektive, dy në repartin infektiv në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore kurse të tjerët janë lëshuar në shërim shtëpiak

Gjashtë raste të reja të verdhëzës janë evidentuar në Shkup pasi u shpall epidemi me çka numri i të prekurve në kryeqendër është rritur në 72. Prej tyre, 16 janë duke u kuruar në Klinikën infektive, dy në repartin infektiv në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore kurse të tjerët janë lëshuar në shërim shtëpiak. Në Shtip, qyteti ku së pari u paraqit verdhëza, numri momental i të prekurve është 30. Shumica e të sëmurëve janë të moshës 20 deri 39 kurse 10 raste janë të moshës para- shkollore dhe shkollore. Nga Ministria e shëndetësisë thonë se sipas të dhënave të para bëhet fjalë për bartje të sëmundjes përmes kontaktit dhe tani po merren masa preventive. Alsat-M

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *