Home / Lajme / Maqedoni / Filloi asfaltimi i rrugës së spitalit

Filloi asfaltimi i rrugës së spitalit

29 gusht-Ruga e cila filloi të asfaltohet nga qarku rrethor në rrugën Jane Sandanski në afërsi të urës së gurrit, do të jetë në gjatësi prej 350 metrash, gjërësi 5.5 metra dhe 2 metra trotuar për qarkullimin e këmbësorëve.

-Ka filluar asfaltimi i rrugës së re që çon në Spitalin klinik të Tetovës nga rrethi tek ura e Gurrit. Me ndërtimin e kësaj rruge pritet që të rregullohet dendësia, kaosi dhe tollovia në komunikacion sidomos në rrugën që çon për në Spitalin e Tetovës, tha Hysein Demiri, udhëheqës i sektorit për tokë ndërtimore dhe komunikacion në komunën e Tetovës.Ruga e cila filloi të asfaltohet nga qarku rrethor në rrugën Jane Sandanski në afërsi të urës së gurrit, do të jetë në gjatësi prej 350 metrash, gjërësi 5.5 metra dhe 2 metra trotuar për qarkullimin e këmbësorëve.

Ndryshe, kjo rrugë duhet të përmirësojë kaosin që ekzistonë në rrugët që çojnë në Spitalin Klinik të Tetovës. Pothuajse të gjitha rrugët që çojnë drejt Spitalit Klinik të Tetovës janë tejet të dendura me automjete, kur dihet se ky spital ofron shërbime për një popullatë me rreth 200 mijë banorë duke përfshirë komunat rurale dhe frekuentimi i automjeteve drejt spitalit është shumë i madh ndërsa jo vetëm që qytetarët të cilët kërkojnë shërbime hasin në probleme, por në vështirësi hasën edhe automjeti i ndihmës së shpejtë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *