Home / Lajme / Maqedoni / Fillojnë plasaritjet e para në BDI

Fillojnë plasaritjet e para në BDI

8 gusht-Në proçesverbal, siç njofton funksionari i BDI-së për TetovaSot, i cili kërkoi të mbetet anonim, janë nënshkruar kryetari i deritanishëm i K.V. të BDI-së në fshatin Xhermë, Haki Ahmeti dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të këtij këshilli. Vendimi thuhet në fund të procesverbalit është marë unanimisht nga të gjithë anëtarët e pranishëm në mbledhje.

Pakënaqësitë brenda partisë shqiptare në Qeveri, Bashkimit Demokratik për Integrim kanë plasur përfundimisht këto ditë duke pësuar kjo parti edhe goditjen e parë në një bastion të saj në Malësinë e Tetovës ku deri më tani ka fituar mbi 90% të votave, mëson ekskluzivisht portali TetovaSot, duke konfirmuar lajmin edhe nga drejtues lokal të partisë.

Këshilli vendor i fshatit Xhermë të malësisë së Tetovës i ka thënë lamtumirën përfundimtare partisë së Ali Ahmetit duke e njoftuar këtë të fundit edhe me shkrim, njofton për TetovaSot një zyrtarë i lartë i BDI-së.

Sipas burimit tonë, kryetari Ahmeti dhe disa funksionarë të lartë partiak kanë pranuar këto ditë një procesverbal nga mbledhja e fundit e këshillit vendorë të kësaj partie në fshatin Xhermë ku e gjithë kryesia dhe anëtarësia e K.V. japin dorëheqje të parevokueshme dhe njoftojnë organet qendrore se pushojnë çdo aktivitet partiak.

Shkaqet e këtij vendimi, siç thuhet në proçesverbal janë injorimi që i është bërë kohëve të fundit strukturave lokale të BDI-së në Xhermë, diskriminimi gjatë projekteve dhe punësimeve, mosmbajtja e premtimeve nga Komuna e Tetovës dhe drejtuesit e institucioneve qendrore me të cilat udhëheq BDI, si dhe nepotizmi i cili sipas qëndrimeve të drejtuesve të K.V. Xhermë ka prekur drejtues të lartë të kësaj partie.

Në proçesverbal, siç njofton funksionari i BDI-së për TetovaSot, i cili kërkoi të mbetet anonim, janë nënshkruar kryetari i deritanishëm i K.V. të BDI-së në fshatin Xhermë, Haki Ahmeti dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të këtij këshilli. Vendimi thuhet në fund të procesverbalit është marë unanimisht nga të gjithë anëtarët e pranishëm në mbledhje.

Ndryshe fshati Xhermë njihet si çerdhe e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001 dhe më pas si bastion i BDI-së ku kjo parti ka fituar mbi 90% të votave. Vetëm në zgjedhjet e fundit BDI në këtë fshat ka fituar 450 vota duke lënë me rreth 50 vota PDSH-në.

Portali TetovaSot nuk arriti të sigurojë procesverbalin i cili mbahet i fshehtë nga drejtuesit e lartë të BDI-së, por pas njoftimit nga zyrtari i lartë i partisë ka kontaktuar me ish kryetarin e këshillit vendorë, Haki Ahmeti, i cili për portalin TetovaSot ka konfirmuar lajmin duke thënë se nuk ka çfarë të shtojë më tepër pasi tanimë nuk është pjesë e kësaj partie.tetovasot

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *