Home / Lajme / Maqedoni / Fillon faza e fundit e ujësjellësit të Tetovës

Fillon faza e fundit e ujësjellësit të Tetovës

4 gusht-“Nga ana e Qeverisë janë siguruar dy milionë euro dhe sipas projektit aktivitet ndërtimore do të zhvillohen gjatë viti 2014 dhe gjatë vitit 2015 në kohëzgjatje prej rreth 16 muaj”, tha Arifi. Për

Ministrat i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izariri dhe i Arsimit Abdilaqim Ademi, së bashku me kryetaren e Tetovës Teuta Arifi, të hënën e vizituan vendin ku zhvillohen punët ndërtimore për ndërtimin e fazës së dytë nga sistemi i ri i ujësjellësit të Tetovës nga rezervuari grumbullues “Leshnicë” deri tek rezervuari grumbullues “Uji i ftohtë”. “Me sistemin e ri të ujësjellësit do të sigurohen rreth 200 litra ujë në sekondë për rrjetin e ujësjellësit të qytetit. Me projektin parashikohet ndërtimi i 8,5 kilometrave të tjera dhe në pajtim me projektin bëhet vendosja e të gjitha elementeve, si tubacione, puseta, ventilë lëshues dhe të ngjashme”, tha ministri Izairi. Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, shfaqi shpresë se me përfundimin e këtij intervenimi do të mbyllet problemi shumëvjeçar i mungesës së ujit me të cilin ballafaqohe Tetova. “Nga ana e Qeverisë janë siguruar dy milionë euro dhe sipas projektit aktivitet ndërtimore do të zhvillohen gjatë viti 2014 dhe gjatë vitit 2015 në kohëzgjatje prej rreth 16 muaj”, tha Arifi. Për rikonstruimin e rrjeteve të ujësjellësve nëpër qytet, ministri Izariri tha se të gjitha vetëqeverisjet lokale kanë mjete të caktuara për përpilimin e dokumentacionit projektues për zgjedhjen e këtyre problemeve, ndërsa theksoi se Ministria e Ekologjisë do t’i mbështet të gjitha projektet komunale në pajtim me procedure ligjore.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *