Home / Sport / Fiton Shkëndija, Renova e nis me barazim (Video)

Fiton Shkëndija, Renova e nis me barazim (Video)

Shkëndija fitoi 2:1 Bregallnicën me përmbysje rezultati në pjesën e dytë. Matiq i dha Bregallnicës epërsi, ndërsa Vruçina dhe Kavdanski sollën tre pikë të para për Shkëndijën në sezonin e ri.

Renova ka barazuar pa gola me Teteksin në ndeshjen e parë të xhiros së parë të edicionit të 23-të të Ligës së Parë të futbollit në vend. Rivalët e Tetovës sollën futboll të dobët dhe si pasojë takimi u mbyll me rrjeta të paprekura dhe ndarje të pikëve. Ndërkohë ekipi tjetër tetovar, Shkëndija sezonin e ri e ka nisur me fitore, duke mundur 2:1 Bregallnicën e Shtipit. ‘Kuqezinjtë’ tre pikët i morën më vështirë se sa pritej, pasi humbin 0:1 nga pjesa e parë, ndërsa u desh të përmbysin gjithçka me një gol të shënuar në çastet e fundit të kohës shtesë. Matiq në minutën e 35-të shënoi për epërsi të Bregallnicës, ndërsa në pjesën e dytë Shkëndija kishte dominim të plotë. Vruçina në minutën e 78-të shënoi për 1:1, ndërsa kur dukej se ndeshja do të mbyllet me ndarje të pikëve, mbrojtësi bullgar Martin Kavdanski realizoi me kokë për 2:1 dhe fitore të madhe të Shkëndijës. Kështu tetovarët nisin sezonin e ri me tre pikë. Në derbin e madh maqedon, Vardari ka mundur 1:0 Pelisterin në Manastir, në një ndeshje të balancuar në fund të së cilës kishte trazira në mesin e tifozëve, ndërsa mësohet se ka të lënduar dhe një tifoz që rrezikon të humbas dorën. Në Kratovë, Sileksi i rikthyer në Ligën e Parë ka mundur 2:0 Horizont Turnovën. Java e parë kompletohet të hënën, kur kampioni në fuqi, Rabotniçki do të përballet me Metalurgun.

LPFM – XHIROJA I
E shtunë, 02.gusht 2014
Renova – Teteksi 0:0
E dielë, 03 gusht 2014
Pelisteri – Vardari 0:1
Shkëndija – Bregallnica 2:1
Sileksi – Horizonti 2:0
E hënë, 04 gusht 2014
Rabotniçki – Metalurgu

Golat e takimit Shkëndija-Bregallnica

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *