Home / Sport / Gafa që riktheu Celtic në Champions

Gafa që riktheu Celtic në Champions

Legia e fitoi duelin e raundit të tretë kualifikues me rezultatin e përgjithshëm 6-1, por duket se aktivizimi i Bartosz Bereszynski në ndeshjen e dytë e ka ndëshkuar atë, pasi supozohej që ai të ishte i pezulluar.

Një vendim i minutës së fundit, përpara hedhjes së shortit për fazën e “play-off”-eve të Champions League, ka rikthyer në garim ekipin skocez të Celtic Glasgow, i cili në fakt ishte eliminuar nga Legia e Varshavës, pas dy humbjeve 4-1 (takimi i parë) dhe 2-0 (takimi i dytë).

Legia e fitoi duelin e raundit të tretë kualifikues me rezultatin e përgjithshëm 6-1, por duket se aktivizimi i Bartosz Bereszynski në ndeshjen e dytë e ka ndëshkuar atë, pasi supozohej që ai të ishte i pezulluar.

Celtic e ka denoncuar këtë shkelje rregullash dhe e ka fituar takimin e dytë 3-0 në tavolinë, duke mundur të kualifikohet për në fazën “play-off” me rregullin e golit në fushë kundërshtare.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *