Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet kufoma dhe vetura e braktisur e plaçkitësve në Dibër

Gjendet kufoma dhe vetura e braktisur e plaçkitësve në Dibër

1 gusht-Në vendin e ngjarjes janë duke u zhvilluar veprimet e duhura kriminalistike në prani të prokurorit të Prokurorisë Themelore dhe të Gjykatës Themelore në Dibër së bashku me ekipin mjekoligjor nga Ministria e Punëve të Brëndshme të Maqedonisë dhe persona tjerë zyrtar.

jë makinë e tipit “Range Rover“ me targa angleze dhe një trup mashkulli i pajetë brenda makinës është gjetur mbrëmë nga policia e Maqedonisë në periferi të Dibrës.

Kjo u zbulua gjatë aktiviteteve operative të zbulimit dhe kapjes së personave që bënë grabitjen e armatosur të argjendarive në Dibër më 29 korrik.

Makina u zbulua në orët e mbrëmjes, rreth orës 19:45 minuta, në lokalitetin e quajtur “Livadhet e Mireshit”, në afërsi të kufirit shtetëror ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Dy dyert e prapme të veturës “Jeep”kanë qenë të hapura, xhami i prapmë ka qenë i thyer ndërsa në sedilën e prapme në pozitë të shtrirë është vërejtur një trup mashkulli i pajetë, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

Në vendin e ngjarjes janë duke u zhvilluar veprimet e duhura kriminalistike në prani të prokurorit të Prokurorisë Themelore dhe të Gjykatës Themelore në Dibër së bashku me ekipin mjekoligjor nga Ministria e Punëve të Brëndshme të Maqedonisë dhe persona tjerë zyrtar.

Grabitja e dy argjendarive “Erebara” ndodhi të martën kur grabitësit me maska dhe me bluza të shkruara “policia” ndërhynë në dy dyqanet e vëllezërve dibran Erebara, duke kërkuar stolitë e arit dhe tërë mallin që dispononin.

Fillimisht pronarët kanë mbetur të shtangur duke menduar për ndërhyrje dhe kontroll policor, nga ana e njësiteve policore nga Shkupi, por më pas ata kanë kuptuar se bëhet fjalë për grabitës. Rrëmbyesit pasi që kanë hasur në rezistencën e njërit prej pronarëve kanë shtënë me kallashnikovë, por që më pas zjarrit i janë përgjigjur edhe pronarët e lokalit. Në këtë incident mbetën të plagosur, edhe kalimtar rasti, por edhe njëri nga rrëmbyesit, trupi i të cilit u gjet i vdekur në makinën që shfrytëzuan grabitësit, të cilët janë shtetas shqiptarë dhe se ata kishin ikur në drejtim të kufirit të Shqipërisë

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *