Home / Lajme / Maqedoni / Gjuha shqipe nuk përfillet në ‘Mbrëmjet Strugane të Poezisë’

Gjuha shqipe nuk përfillet në ‘Mbrëmjet Strugane të Poezisë’

18 gusht-Ajo që bie në sy, është fakti se këto fletë-njoftime janë të shkruara vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze ndërsa jo në gjuhën shqipe.Mos përdorimi i gjuhës shqipe në këtë organizim që vepron në kuadër të Ministrisë të Kulturës, dëshmon edhe një herë faktin se përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni lë shumë për të dëshiruar.

Në prag të mbajtjes së ceremonisë zyrtare të manifestimit tradicional Mbrëmjet strugane të poezisë, tashmë kanë filluar parapërgatitjet e para nga stafi drejtues. Këto ditë në qytetin e Strugës janë shpërndarë njoftimet për këtë organizim dhe përmbajtjen e saj programore.

Ajo që bie në sy, është fakti se këto fletë-njoftime janë të shkruara vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze ndërsa jo në gjuhën shqipe.
Mos përdorimi i gjuhës shqipe në këtë organizim që vepron në kuadër të Ministrisë të Kulturës, dëshmon edhe një herë faktin se përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni lë shumë për të dëshiruar.

Kujtojmë që ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit, kryetari i komunës së Strugës Ziadin Sela dhe institucioni që ai përfaqëson, e ka bojkotuar dhe e bojkoton këtë event, pikërisht për shkak të mos përdorimit të gjuhës shqipe. Sela për këtë ka marrë mbështetjen edhe të shumë intelektualëve, poetëve si dhe figurave politike nga Struga, njofton ‘drini.mk’.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *