Home / Sport / Goditjet apo dështimet e Barcelonës

Goditjet apo dështimet e Barcelonës

A kanë pasur sukses apo jo lojtarët e transferuar nga Arsenali te Barcelona gjatë epokës së Wengerit?

Është një rrugë e njohur. Thomas Vermaelen bëhet lojtari i tetë i Arsenalit që transferohet në Barcelonë gjatë epokës së Arsene Wengerit, trajnerit të Arsenalit. Belgu shkoi në Barcelonë për të treguar se sa vlen në qendër të mesfushës, mirëpo mendohet të jetë përforcimi i duhur pasi ‘Blaugrana’ në atë pozicion vitin e kaluar pati probleme të mëdha. Përveç tij, lojtarët tjerë që u transferuan në Barcelonë ishin Marc Overmars, Emmanuel Petit, Giovanni van Bronckhorst, Thierry Henry, Aliaksandr Hleb, Cesc Fabregas dhe Alex Song.

Marc Overmars – 31.2 milionë euro, viti 2000

Marc Overmars u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit holandez kur u transferua nga Arsenali te Barcelona për 31.2 milionë euro në verën e vitit 2000. Sidoqoftë, mesfushori i krahut për katër vite sa qëndroi në ‘Camp Nou’ pati probleme të mëdha me lëndime dhe nuk e tregoi plotësisht formën e tij që e pati në Premierligën angleze kur shkatërronte mbrojtjet e kundërshtarëve. Ai për klubin nga Katalunia luajti 141 ndeshje dhe shënoi 19-të gola. Ai në vitin 2004 kur u largua nga Barcelona nuk fitoi asnjë titull.

Emmanuel Petit – 8.7 milionë euro, viti 2000

Mesfushori qendror, Emmanuel Petit, luajti në qendër të mesfushës te Arsenali së bashku me francezin Patrick Vieira, e më pas u transferua te Barcelona në të njëjtën kohë me Overmarsin pas tri edicioneve të suksesshme në Premierligë. Fituesi i Kupës së Botës luante në pozicionin e ‘blinduar’ nga Pep Guardiola, e nganjëherë përdorej edhe në mbrojtje nga Llorenc Serra Ferrer, ndërsa trajneri i atëhershëm i Barcelonës nuk kishte ide se cili ishte pozicioni i duhur për të. Petit nuk arriti formën më të mirë te Barça për shkak të lëndimeve dhe u kthye një edicion më vonë në Premierligë te Chelsea. Në 38-të paraqitje shënoi vetëm një herë.

Giovanni van Bronckhorst – 2 milionë euro, viti 2004

Holandezi erdhi në Barcelonë si huazim me kërkesën e Frank Rijkaard dhe u përdor si mbrojtës i majtë te Barcelona. Ai në këtë pozitë tregoi paraqitjet më të mira në karrierën e tij, e me ‘Blaugranat’ fitoi dy tituj të La Ligës dhe një Ligë të Kampionëve në vitin 2005-06. Në katër edicionet sa ai i kaloi te klubi i ri, fitoi pesë trofe. Në vitin 2007 u transferua në Feynord.

Thierry Henry – 24 milionë, viti 2007

Një vit më herët, përkatësisht në 2006, humbi finalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës në Paris. Ndërsa në verën e vitit 2007 ai u transferua në Barcelonë, teksa nën drejtimin e Pep Guardiolas në vitin 2007-08 ai e fitoi tripletën, duke shënuar 26-të gola në 42 ndeshje. Pas 121 ndeshjeve dhe 49-të golave me klubin Katalan, Henry iu bashkua Neë York Red Bulls në vitin 2010.

Aliaksandr Hleb – 17 milionë euro, viti 2008

Iu bashkua Barcelonës në vitin 2008, atëherë kur ‘Blaugrana’ e kishte edicionin më të suksesshëm. Nuk luajti shumë nën drejtimin e Guardiolas dhe shumicën e rasteve u përdor si zëvendësues. Luajti në finalen e Kupës së Mbretit kur Barcelona e mposhti Athletic Bilbaon, por nuk luajti në finalen e ‘Championsit’ kur e mundën Manchester Unitedin. Luajti 36-të ndeshje për Barçën.

Cesc Fabregas – 29 milionë euro, viti 2011

Kur Barcelona e la të lirë transferimin e Fabregasit në Arsenal në vitin 2004, ishte vetëm 16-të vjeçar dhe mendohej se ai asnjëherë nuk do të kthehej në Barcelonë dhe nuk do të bëhej lojtar i mirë. Mirëpo në verën e vitit 2011, ai u rikthye si Kampion Bote dhe Kampion Evropian. U përshtat menjëherë me Lionel Messin, njësoj siç kishin bërë kur ishin të rinj. Shënoi 42 gola dhe asistoi 48-të herë në 151 ndeshje për Barcelonën.

Alex Song, 19 milionë euro, viti 2012

U transferua nga Tito Vilanova në vitin 2012, pasi mendohej të luante edhe në mesfushë edhe në mbrojtje. Mirëpo, ai më pas u shfaq si një transferim i çuditshëm pasi asnjëherë nuk arriti formën më të mirë. Tani nën drejtimin e Luis Enriques, Song nuk bën pjesë në planet e tij.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *