Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Nuk do të përsëritet 2001-shi

Gruevski: Nuk do të përsëritet 2001-shi

3 gusht-“Dua të përcjell mesazh te ata që i sfidojnë marrëdhëniet ndëretnike. Ky nuk është 2001-shi, as që mund të jetë. Ejani bashkërisht të tregojmë se mund të jetojmë në harmoni. Ne nuk do të lejojmë që provokatorë të imët, që i dimë shumë mirë se kush janë, ti nxisin marrëdhëniet ndëretnike”, deklaroi Gruevski.

Gjatë fjalimit me rastin e festës së Ilindenit, Kryeministri Gruevski theksoi se, tani nuk është viti 2001, dhe nuk do të lejojë që “provokatorë të imët” siç i quajti ai, ti sfidojnë marrëdhëniet ndëretnike.

“Dua të përcjell mesazh te ata që i sfidojnë marrëdhëniet ndëretnike. Ky nuk është 2001-shi, as që mund të jetë. Ejani bashkërisht të tregojmë se mund të jetojmë në harmoni. Ne nuk do të lejojmë që provokatorë të imët, që i dimë shumë mirë se kush janë, ti nxisin marrëdhëniet ndëretnike”, deklaroi Gruevski.

Këtë radhë Gruevski nuk kurseu kritikat as për Bashkimin Evropian, duke e këshilluar të mos shkelë parimet dhe vlerat për shkak të interesave të tjera.

“Nëse dikush mendon se me injorimin e këtij problemi do të krijojë zgjidhje, gënjehet thellësisht. Injorimi vetëm e ndihmon problemin, të rritet dhe thellohet. Evropa nuk guxon që interesin ta vendosë mbi parimet dhe vlerat pasi ashtu vetëm i ushqen skeptikët… Ne jemi maqedonas dhe flasim gjuhën maqedonase, kemi kulturën tonë autentike maqedonase dhe nuk kemi asnjë pretendim ndaj Greqisë ose ndaj cilido fqinji tonë, as që duam të dëmtojmë dikë. Duam paqe, liri, prosperitet për të gjithë qytetarët. Duam drejtësi”, tha Gruevski.

Gruevski i është drejtuar edhe opozitës maqedonase, duke apeluar të mos u japin alibi atyre që nuk dëshirojnë ta shohin mirë Maqedoninë. Ai tha se është i gatshëm të pranojë edhe kërkesat e LSDM-së, nëse ato janë të arsyeshme.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *