Home / Lajme / Maqedoni / Grushtohen deputetët e BDI-së dhe PDSH-së (VIDEO)

Grushtohen deputetët e BDI-së dhe PDSH-së (VIDEO)

Shkup, 26 Gusht – Ata mes vete shkëmbyen grushte dhe përfunduan të gjakosur. Për tejkalimin e situatës intervenoi sigurimi i parlamentit.

Gjatë debatit për rishikimin e buxhetit, ka ndodhur rrahje mes deputetëve shqiptarë, atyre të BDI-së dhe PDSH-së. Ata mes vete shkëmbyen grushte dhe përfunduan të gjakosur. Për tejkalimin e situatës intervenoi sigurimi i parlamentit.

Siç mësohet nga burime pranë deputetëve, konflikti ka shëprthyer midis deputetit të BDI-së, Talat Xhaferri dhe deputetit të PDSH-së, Orhan Ibrahimi.

Incidenti ka shpërthyer gjatë një séance parlamentare.

Derisa deputeti Xhaferi kishte fjalën e tij dhe po shprehte qëndrimin e tij për ndryshimet kushtetuese, deputeti i PDSH-së, Ibrahimi i revoltuar ka gjuajtur me stilolaps në drejtim të tij.

Për shkak të kësaj ka nisur edhe përleshja fizike midis tyre, dhe se dy deputetët kanë shkëmbyer grushta midis tyre.

Në një moment kanë ndërhyrë deputetët e tjerë dhe shërbimet e parlamentit, dhe se është qetësuar situata, duke u shpallur pushim dhe më pas të vijoj vazhdimi i seancës.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *