Home / Lajme / Maqedoni / Hapësira të reja për fakultetin e mjeksësisë të USHT-së

Hapësira të reja për fakultetin e mjeksësisë të USHT-së

6 gusht-Lidhur ke zbatimin e Procesit të Bolonjës në arsimin e lartë në Maqedoni, Ademi tha se në seancë të Qeverisë flitej për këtë çështje dhe se në vijim janë analiza për atë se në cilat universitete ai zbatohet dhe cilat janë efektet e tij, pas çka në shtator do të dalë me qëndrim konkret nëse do të vazhdohet ose do të braktiset zbatimi i procesit të Bolonjës në arsimin e lartë në vend

Universiteti Shtetëror i Tetovës do t’i marrë në përdorim një pjesë të hapësirave të Qendrës për Shëndet Publik në qytet për nevojat e fakultetit të mjekësisë në përbërjen e tij, është konkluzioni nga takimi i sotëm i ministrit të Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi dhe rektorit të USHT-së, Vullnet Ameti. “Ligjerimi në këtë pjesë të Qendrës për Shëndet Publik, në pronë të Universitetit tonë, paraqet investim të paçmueshëm për fakultetin e mjekësisë, me çka rritet efikasiteti i shërbimeve për pacientët dhe do të jetë në shërbim të studentëve dhe kuadrove akademike të fakultetit. Me këto investime të cilat i kemi realizuar në fakultetin tonë, kësaj njësie akademike i mundësuam avancim dhe zhvillim normal të procesit së rregullt arsimor dhe shkencor, si në pjesën teorike, ashtu edhe në atë praktike”, tha rektori Ameti. Ministri Ademi potencoi se lëshimi i hapësirave për nevojat e fakultetit të mjeksësisë të USHT-së është rezultat i vendimit në seancën e fundit të Qeverisë dhe me mundësinë për sendërtim të objektit ekzistues për edhe një kat, edhe më shumë do të plotësohen nevojat e profesorëve dhe studentëve nga kjo njësi akademike e USHT-së. Ai paralajmëroi se në shtator deri te Kuvendi nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të parashtrohet propozim për ndryshim të Ligjit për themelimin e USHT-së, gjë që do të mundësojë, nënvizoi formimin e tre fakulteteve të reja. “Do të formojmë edhe tre fakultete të reja, atë bujqësor, fakultetin për gjeoshkencë dhe teknologji dhe fakultetin pedagogjik në kuadër të Universitetit në Tetovë”, tha Ademi. Gjatë takimit u bisedua edhe për vendosje të studentëve të USHT-së, për çka sipas Ademit, ekziston mundësia që përmes partneritetit publik privat të mundësohet vendosje e studentëve dhe mbulimi i atyre harxhimeve nga ana e Ministrisë. Ai paralajmëroi edhe ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsim të lartë, që do të mundësojë përkthim të 50 punimeve shkencore nga universitete të renomuara botërore për nevojat e universiteteve në Maqedoni, mundësi për themelimin e marrëdhënies së punës të profesorëve të huaj, me çka përvojen e tyre do të shfrytëzonin edhe profesorët, ndërsa ata do të ishin mentorë të dy ose tre studentëve në studimet e tyre të magjistraturës, si dhe reforma në fakultetet pedagogjike në shtet, për të cilin shkak edhe në USHT formohet subjekt i tillë i posaçëm akademik. Lidhur ke zbatimin e Procesit të Bolonjës në arsimin e lartë në Maqedoni, Ademi tha se në seancë të Qeverisë flitej për këtë çështje dhe se në vijim janë analiza për atë se në cilat universitete ai zbatohet dhe cilat janë efektet e tij, pas çka në shtator do të dalë me qëndrim konkret nëse do të vazhdohet ose do të braktiset zbatimi i procesit të Bolonjës në arsimin e lartë në vend. Për gjimnazin e Tetovës Ademi informoi se deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka arritur kërkesë për ndarje të gjimnazit ekzistues në dy subjekte të reja. “Gjimnazi i Tetovës është një nga më të mëdhenjtë në tërë shtetitn dhe vlerësojmë se me ndarjen e tij në dy subjekte do të mundësohet ngritje e cilësisë së arsimit dhe kushteve për punë. Gjithsesi kjo ndarje nuk do të jetë në bazë etnike, por në bazë të nevojave të gjimnazit në Tetovë”, deklaroi Ademi

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *