Home / Lajme / Maqedoni / Hapet marketi Carefour në Remoll

Hapet marketi Carefour në Remoll

27 gusht-Hapja e Carrefour në Tetovë ka domethënie të madhe për banorët lokalë, jo vetëm nga punësimet por edhe nga përforcimi i konkurrencës. Ne jemi të përkushtuar në ndërtimin e besimit tek konsumatorët”, u shpreh Jorgos Vogiacakis, Zv.Drejtor i përgjithshëm i “Marinopulos CA”.

Marka e njohur botërore Carefour inauguroi sot në Tetovë marketin e dytë me radhës, me një hapësirë prej 1200 metra katrorë. Në këtë market janë punësuar 42 persona. Carrefour është vendosur në Qendrën Tregtare “Remoll” ndërsa prodhimet që ofron janë me shumicë nga prodhuesit lokal, falë bashkëpunimit të mirë që kjo kompani ka vendosur me prodhuesit vendor. Carefour vjen në Maqedoni përmes kompanisë “Marinopulos” të Greqisë.

“Duke hapur këtë market, ne zbatojmë strategjinë tonë, qëllimi i së cilës është ofrimi i prodhimeve cilësore dhe të përhershme për konsumatorët, si dhe me çmime të lira. Hapja e Carrefour në Tetovë ka domethënie të madhe për banorët lokalë, jo vetëm nga punësimet por edhe nga përforcimi i konkurrencës. Ne jemi të përkushtuar në ndërtimin e besimit tek konsumatorët”, u shpreh Jorgos Vogiacakis, Zv.Drejtor i përgjithshëm i “Marinopulos CA”.

Drejtori operativ i CMB Ballkans Shkup Paskal Bekovski u shpreh se hapja e Kerfur marketit ofron mundësi për zhvillimin e mëtutjeshëm të ekonomisë lokale. Me përforcimin e rrjetit tonë ne kemi qëllim që të forcojmë më tej besimin e klientëve.Ndërsa të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori gjeneral i qendrës tregtare ReMall Shefki Idrizi i cili u shpreh i gëzuar që qytetit të Tetovës iu shtua edhe një brend botërorë. Ai mes tjerash theksoi se sot është një ditë të vecantë sepse Tetova dhe ReMall u pasurua me një market me cmime të volitshme dhe kualitet të lartë.

Ky është marketi i dytë i zinxhirit Kerfur dhe shtrihet në një hapësire prej 1200 metër katror me crast ka hapur mbi 50 vende të reja pune, ndërsa në të ardhmen do të punësojë akoma më shumë persona

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *