Home / Lajme / Maqedoni / Hoxha: Marrëveshja e Re e PDSH-së do ta zgjidhë çështjen shqiptare në Maqedoni

Hoxha: Marrëveshja e Re e PDSH-së do ta zgjidhë çështjen shqiptare në Maqedoni

13 gusht-Marrëveshja Politike që ka për qëllim t’i përkufizojë të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të shqiptarëve dhe maqedonasve u përpilua që në vitin 2009. Edhe pse në atë kohë zëra të ndryshëm ishin mjaft skeptik (disa edhe ironizonin), sot kërkesat e këtij dokumenti janë bërë synim i të gjithëve.

Anëtarja e lartë e PDSH-së, Mirushe Hoxha theksoi se Marrëveshja e Re e hartuar nga partia që i takon do ta përmirësoj statusin e shqiptarëve në Maqedoni.

Më poshtë lexoni deklaratën e plotë të Mirushe Hoxhës:

Një kohë të gjatë jemi dëshmitarë të përpjekjeve të vazhdueshme për përvetësimin e një vlere të madhe të PDSH-së, që nuk është as më pak e as më shumë po vetë platforma e saj. Duke u nisur nga fakti që kjo Platformë mbështetet në një dokument që njihet me emrin Marrëveshje Politike, si individë të cilët në cilësinë e ekspertëve të fushave të ndryshme kemi marrë pjesë në përpilimin e verzionit final të Marrëveshjes Politike (apo siç quhej në atë kohë Marrëveshje e Re), ndjejmë obligim që, në radhë të parë anëtarësisë së gjerë të PDSH-së, por edhe opinionit të gjerë t’i japim disa sqarime.

Marrëveshja Politike që ka për qëllim t’i përkufizojë të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të shqiptarëve dhe maqedonasve u përpilua që në vitin 2009. Edhe pse në atë kohë zëra të ndryshëm ishin mjaft skeptik (disa edhe ironizonin), sot kërkesat e këtij dokumenti janë bërë synim i të gjithëve.

Duke vlerësuar se kjo Marrëveshje vendos standarde të reja që çështjen e shqiptarëve në R. e Maqedonisë e vë në binarët e duhur, ajo u bë shtyllë themelore e Platformaës Politike të PDSH-së, të cilën kjo parti ia ofroi elektoratit në zgjedhjet e mbajtura pas përpilimit të Marrëveshjes. Dhe pikërisht Platformën në fjalë përpiqen ta përvetësojnë, të mos themi uzurpojnë individë të caktuar. Është indikative që ky përvetësim bëhet me një perfiditet. Të gjithë e dimë sa i padiskutueshëm është roli i z.Arbën Xhaferi në atë që quhet politikë e PDSH-së. Madje shumëkush e identifikon PDSH-në me z.Arbën Xhaferi dhe e kundërta, z.Arbën Xhaferi e identifikon me PDSH-në.

Në të njëjtën kohë, ne që kemi punuar dhe punojmë brenda kurrë nuk e kemi ndarë dhe nuk e ndajmë Arbën Xhaferi nga Menduh Thaçi. Dy udhëheqësit e PDSH-së të pandarë i shohin jo vetëm anëtarët dhe përkrahësit e PDSH-së, por edhe kundërshtarët si dhe të tjerët. Na lejoni në këtë kontekst t’ju citojmë një formulim që para disa vitesh na e ka thënë një diplomat i huaj shumë i rëndësishëm: “Kur sulmohet Arbën Xhaferi, njëkohësisht sulmohet Menduh Thaçi. Poashtu, kur sulmohet Menduh Thaçi, njëkohësisht sulmohet Arbën Xhaferi”.

Individët që synojnë ta përvetësojnë Platformën e PDSH-së duke e identifikuar vetëm me Arbën Xhaferi, harrojnë dicka shumë të rëndësishme: autor i Marrëveshjes, rrjedhimisht autor i kësaj Platforme, për fatin e tyre të keq, është kryetari aktual i PDSH-së, Menduh Thaçi. E drejta e autorit i takon Menduh Thaçi me vetë aktin e krijimit dhe të shpalljes së Platformës nga ana e tij në formë të shprehjes dhe jo vetëm të idesë, pavarësisht se gjatë këtij procesi janë konsultuar edhe ekspertë të ndryshëm për ndonjë sugjerim eventual, siç është rasti me ne. Është e tepërt të themi se ky tekst ka kaluar edhe nëpër duart e Arbën Xhaferi. Cili pasardhës nuk do të ishte konsultuar me paraprijësin e vet, aq më tepër kur deri në fund mban timonin në drejtim të njëjtë me të?

Dhe krejt në fund. Në mënyrë të posaçme na vjen mirë që pjesë të Marrëveshjes së ofruar nga PDSH-ja, si p.sh. kërkesa për parimin e konsesualitetit të plotë politik, kërkesa për ndarjen proporcionale të buxhetit, kërkesa për zyrtarëzimin e mirëfilltë të gjuhës shqipe, kërkesa që një nga tre postet kryesore në shtet t’i takojë përfaqësuesit shqiptar etj., çdo ditë e më shumë bëhen kërkesa edhe të oponentëve politikë të kësaj partie, gjë që më së miri vlerëson sa e qëlluar dhe e drejtë është Platforma e PDSH-së të udhëhequr nga Menduh Thaçi!

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *