Home / Lajme / Maqedoni / Ilindeni – Përpjekje për t’i ikur imazhit të kombit artificial

Ilindeni – Përpjekje për t’i ikur imazhit të kombit artificial

Shkup, 2 gusht – Maqedonasit sot festojnë Ilindenin, një festë merr më shumë rëndësi për shkak të përjekjes për t’i ikur imazhit shumë të përhapur se Maqedonia është një krijim artificial

Shkup, 2 gusht – Maqedonasit sot festojnë Ilindenin, një festë merr më shumë rëndësi për shkak të përjekjes për t’i ikur imazhit shumë të përhapur se Maqedonia është një krijim artificial.

Festa pritet të jetë një përpjekje për të bashkuar maqedonasit dhe thirrje për mirëmbajtjen dinjitoz të kujtesës kolektive, e cila është baza e shtetit maqedonas, emri i të cilit kontestohet ashpër nga Greqia.

Data 2 Gusht portretizohet si dytë e rëndësishme për arritjen e idealeve të popullit maqedonas dhe idenë e vazhdimësisë së realizimit të shtetit maqedonas dhe arritjen më të lartë në këtë kontekst.

“Njerëzit janë duke luftuar pas të mirave materiale, politikës dhe shtetit, madje kam përshtypjen se politikanët janë në pozita të mira, duke fituar më shumë para. Por, a duhet të pranojmë se jemi bullgarë, që është bullgare festa Ilinden, por kjo nuk është ajo e vërteta”, ka thënë historiani Novica Veljanovski.

Qytetarët e anketuar nga REL kanë ideale të ndryshme. Ëndrrat e tyre të realizohen shumë ngadalë, ose në dy hapa përpara tre hapa mbrapa. “Ecim ngadalë, sa për të mos u ndaluar. Shumë duan të ikin jashtë”.

“Ilindeni ështe produkt i bashkimit të të gjitha forcave maqedonase nga mesi i shekullit ‘19 deri në vitin 1944 dhe luftës për krijimin e shtetit maqedonas dhe afirmimin e identitetit maqedonas të Maqedonisë si anëtar i barabartë i familjes njerëzore. Pra, sot ata kanë një rëndësi edhe më të madhe”, thotë historiani Todor Cepreganov. Ai mohon pretendimin se Maqedonia është krijim i Titos dhe i Kominternit.

Cepreganov thotë se siç ndodh zakonisht në Ballkan, historia shpesh politizohet. “Disa muaj para festimit të këtij viti, presidenti bullgar Rosen Plevneliev kërkoi sqarime nëse Bullgaria dhe Maqedonia mund të festojnë së bashku festën e madhe. Në sfondin e këtyre mesazheve zyrtare të Sofjes, ky hap është i lidhur ngushtë me disponimin tonë për hapa konkrete për përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në kuadër të rendit të ditës të BE-së”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *