Home / Lajme / Maqedoni / Inaugurohet rruga e asfaltuar në fshatin Leshkë (VIDEO)

Inaugurohet rruga e asfaltuar në fshatin Leshkë (VIDEO)

Tetovë, 26 Gusht – Në fshatin Leshkë të komunës së Tearcës është përuruar rruga dy kilometërshe e rregulluar dhe asfaltuar me mjete të komunës së Tearcës dhe Bankës botërore, njofton Televizioni Koha.

Me këtë rast kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani dhe përfaqësues të bankës botërore për zhvillim si dhe funksionarë lokalë kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaguruimit.

“Kjo është një rrugë mjaft e rëndësishme sepse lidhet me fshatin turistik Leshkë, ku ndodhet kompleksi i Manastirit dhe spitali i sëmundjeve të mushkërive me rrugën kryesore Tetovë-Jazhincë. Me mjete të bankës botërore është asfaltuar kjo rrugë e cila i plotëson të gjitha standardet dhe parametrat për zhvillim normal të komunikacionit sepse në të skaj të rrugës është rregulluar edhe kanali për ujrat atmosferik”, tha Asani, transmeton Televizioni Koha.

Rruga do të jetë me gjërësi prej katër metrave, me kanale të rregulluara dhe me një gjatësi prej dy kilometrave. Rruga është asfaltuar nga kompleksi i Manastirit të Leshkës dhe Spitalit për sëmundje të tuberkulozes e deri në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë gjegjësisht në hyrje të fshatit Leshkë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *