Home / Lajme / Rajon / Incident në Mitrovicë, sërbët vrasin një dhe plagosin dy shqiptarë

Incident në Mitrovicë, sërbët vrasin një dhe plagosin dy shqiptarë

29 gusht-Disa nga familjarët kanë thënë se djemtë janë plagosur nga një person me uniformë serbe e zyrtarisht ende nuk ka asnjë informacion se a ka të dyshuar.

Drejtori i Klinikës Emergjente në Prishtinë, Basri Lenjani ka thënë senjëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtori i Klinikës Emergjente në Prishtinë, Basri Lenjani ka thënë se i plagosuri i parë në Mitrovicë i ardhur në Klinikën Emergjente tashmë është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i plagosuri i dytë, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të mjekohet në klinikën intensive.

Ai tha se i plagosuri i parë është i plagosur në mushkri dhe është në gjendje stabile, kurse i plagosuri i dytë ka plagë në pjesën abdominale dhe dëmtim të organeve të brendshme dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Albion Brahimi: Ishim duke prerë dru kur na sulmuan

(E plotësuar) Albion Brahimi, i plagosuri i parë ka treguar për Express se si janë sulmuar.

Ai ka thënë se një person me uniform serbe ka gjuajtur në drejtim të tyre.

“Kemi qenë brenda territorit kur na ka gjuajte një person me uniforme si te ushtrisë serbe. Unë ashtu i plagosur kam shkuar deri ne shtëpi për ta lajmëruar familjen”, ka thënë ai

….

Familjarët e të lënduarve në Mitrovicë thonë se djemtë kanë qenë brenda territorit të Kosovës.

Disa nga familjarët kanë thënë se djemtë janë plagosur nga një person me uniformë serbe e zyrtarisht ende nuk ka asnjë informacion se a ka të dyshuar.

Të plagosurit nga Mitrovica, shtrihen në QKUK

Ka arritur në Emergjencë në Prishtinë edhe i plagosuri i dytë në Mitrovicë, gjendja e tij është shumë rëndë pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Mjekët nuk kanë dhënë ende ndonjë informacion nëse është jashtë rrezikut për jetë ose jo.

….

I plagosuri në Mitrovicë që tashmë ndodhet në QKUK është plagosur në gjoks ndërsa tjetri që tashmë e kanë nisur nga Mitrovica për të sjellë në Prishtinë, është në gjendje shumë më të rëndë.
Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë.

“Po e kemi pranuar para 20 minutave një person i plagosur në gjoks nga arma e zjarrit të cilin e kanë sjellur nga veriu i Mitrovicës. Ai për momentin është në ekzaminim dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai.

Madje Lenjani bënë të ditur se tashmë i kanë njoftuar se do e sjellin edhe një tjetër të plagosur nga ky rast, e që gjendja e tij, është më e rëndë se atij që ndodhet aktualisht në Emergjencë në Prishtinë.

I lënduari që tashmë po i bëhet ekzaminimi është 16 vjeç.

Tre vëllezërit sulmohen në Mitrovicë nga persona me uniformë

Personi i vdekur dhe dy të plagosurit, janë vëllezër, njëri 19 vjeç, njëri 17 dhe tjetri 16. Që të tre shqiptarë, me mbiemrin Brahimi.

Burime të KosovaPress gjithashtu bëjnë të ditur se ata kishin shkuar në mal për dru dhe se një person me uniformë serbe ka shtënë me armë në drejtim të tyre.

Askush nuk din nëse ishin andej kufirit apo këndej, por dihet se ata kishin shkuar për dru.

Kurse, KMDLNJ, duke konfirmuar ngjarjen ka reaguar duke e dënuar këtë incident.

“Persona ende të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllezërve Albion Brahimi (1998), Albert Brahimi (1994) dhe Ardian Brahimi rreth 19 vjeç. në Koshtovë të Bobit-Mitrovicë. Më këtë rast nga të shtënat me armë zjarri mbetet i vdekurnë vend Ardiani, kurse plagosën rëndë dy vëllezërit e tij të cilët nga emergjenca në Mitrovicë ku iu dha ndihma e parë, i dërgojnë me autoambulancë për në spitalin e Prishtinës. Vlen të ceket se sipas një dëshmitari okular armët i kanë shkrepur banditët serb të fshatit Zupç-Zubi Potok, emrat e atyre që shtien me armë zjarri ende nuk dihen. Dyshohet se vëllezërit Brahimi kishin shkuar në mal për të prerë dru.

KMDLNJ, Qendra Rajonale reagon ashpër dhe kërkon nga organet e sigurisë që sa më parë t’i kapin akterët e shkrehjeve të armëve, ti nxjerrin para drejtësisë dhe t’iu shqiptohet dënimi i merituar”, thuhet në reagim.

Një i vdekur dhe një i plagosur në Mitrovicë

Policia ka gjetur një persona pa shenja jete dhe një tjetër është plagosur.

Të shtëna armësh janë dëgjuar para rreth 20 minutave mes fshatit Koshtovë dhe Zubin Potok përkatësisht në vendin e quajtur Kollovergë me ç’rast Policia ka gjetur një persona pa shenja jete dhe një tjetër është plagosur bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas burimeve të shtënat kanë zgjatur për disa minuta, ndërsa, dyshohet për më shumë persona të plagosur.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës,Avni Zahiti ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress duke i thënë se i plagosuri pasi është trajtuar në spitalin e Mitrovicës është dërguar në QKUK. Ai nuk ka dhënë detaje shtesë.rtk

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *