Home / Lajme / Maqedoni / Incident në Sedllarcë të Poshtme

Incident në Sedllarcë të Poshtme

27 gusht-Punohet në zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa sipas D.J të dy personat më parë kanë pasur zënkë verbale dhe fizike mes veti, njofton Tv Koha.

27 vjecari A.Gj nga fshati Sedllarcë e Poshtme mbrëmë rreth orës 19 e 50 minuta ka denoncuar se D.J 27 vjeç nga Bervenica ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, njofton SPB-ja e Tetovës. Nga ana e SPB Tetovë menjëherë janë marrë masa dhe në vendin e ngjarjes është kryer hetim ku janë gjetur 4 gëzhoja të pistoletës së kalibrit 9 milimetër. Vendi është fotodokumentuar ndërsa D.J është dorëzuar vet në stacionin policorë në Tetovë dhe pas bisedës me ta është mbajtur për hetim të mëtejshëm. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa sipas D.J të dy personat më parë kanë pasur zënkë verbale dhe fizike mes veti, njofton Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *