Home / Lajme / Maqedoni / Incidenti në parlament-mblidhen kryesitë e PDSH-së dhe BDI-së

Incidenti në parlament-mblidhen kryesitë e PDSH-së dhe BDI-së

27 gusht- Për nesër pasdite partia e Thaçit ka thirrur mbledhje të kryesisë qendrore ku do të vendoset se si do të veprohet mëtutje, ndërsa BDI-ja edhe njëherë ka dënuar incidentin dhe shpreson që sa më shpejt të themelohet Komisioni Anketues dhe që nxitësit e incidentin të bartin përgjegjësi ndërsa mësohet se BDI ka mbajtur edhe mbledhje mbrëmë vonë lidhur me këtë incident.

Një ditë pas incidentit në parlament ku u rrahën me grushta deputetët shqiptarë, nga të gjitha anët ka pasur reagime negative. Pjesa dërmuese e qytetarëve nëpër rrjetet sociale kanë reaguar në mënyrë të ndryshme ndaj incidentit të djeshëm mes deputetëve shqiptarë atyre të PDSH-së dhe BDI-së duke i akuzuar ata se në vend se të punojnë për të mirën e qytetarëve ata grushtohen mes veti.

Në ndërkohë ky incident ka lënë nën hije ndryshimet kushtetuese, pasi që për opinionin më atraktive ishte përleshja me grushta e deputetëve se sa ndryshimet në kushtetutë. Të dy taborret e përfshira në këtë incident kanë akuzuar njëra tjetrën se kush është fajtorë ndërsa ka edhe nga ata që mendojnë se ky mund të jetë skenarë për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton Tv Koha.

Disa media proqeveritare në gjuhën maqedonase, kanë liferuar lajmin se edhe në samitin e radhës Maqedonia nuk do të anëtarësohet në NATO, kurse poashtu nuk do të marrë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE që mund të jetë sinjal për zgjedhje të reja në vend. Tashmë situata është më e rëndë në kuvendin e Maqedonisë, pasi që pas bojkotit të opozitës maqedonase, këtij bojkoti i bashkëngjitet edhe PDSH-ja,transmeton Tv Koha.

Lidhur me përleshjen e djeshme të dy liderët e partive më të mëdha politike shqiptare Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së nuk janë prononcuar publikisht kurse për nesër pasdite partia e Thaçit ka thirrur mbledhje të kryesisë qendrore ku do të vendoset se si do të veprohet mëtutje, ndërsa BDI-ja edhe njëherë ka dënuar incidentin dhe shpreson që sa më shpejt të themelohet Komisioni Anketues dhe që nxitësit e incidentin të bartin përgjegjësi ndërsa mësohet se BDI ka mbajtur edhe mbledhje mbrëmë vonë lidhur me këtë incident, njofton Tv Koha.

Sot përmes komunikatave kanë reaguar edhe shumë organizata joqeveritare duke dënuar incidentin e djeshëm, ndërsa Partia për prosperitet demokratik theksoi se në mungesë të ofertës politike deputetët shqiptarë përleshen mes veti. Pas kësaj situate pritet që të kyçen edhe faktorët ndërkombëtare që të qetësojnë gjakrat në taborrin e dy partive më të mëdha politike shqiptare. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *