Home / Lajme / Maqedoni / Incidenti: PDSH bojkot parlamentit. BDI kërkon komision hetimor (VIDEO)

Incidenti: PDSH bojkot parlamentit. BDI kërkon komision hetimor (VIDEO)

Shkup, 26 Gusht – Pas incidentit të sotëm në Kuvend mes deputetëve shqiptarë, PDSH-ja paralajmëroi bojkot, ndërsa deputeti i BDI-së Artan Grubi kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për zbardhjen e incidentit.

Pas incidentit të sotëm në Kuvend mes deputetëve shqiptarë, PDSH-ja paralajmëroi bojkot. Kreu i grupit Parlamentar të PDSH-së Imer Aliu kërkon ngritjen e procedurës penale ndaj deputetëve të BDI-së.

“Kërkojmë urgjentisht që të fillojë procedura për ndjekje penale ndaj këtyre dhunuesve dhe kriminelëve, sikurse Talat Xhaferi, Rexhail Ismaili, Mirvan Xhemaili, Musa Ibrahimi, Artan Grubi etj. Ndërkohë, ne do të marrim masa adekuate për t’u mbrojtur nga këta dhunues dhe kriminel. Ne nuk do të marrim pjesë në punën e mëtejshme të parlamentit”, Imer Aliu, Kryetar i Grupit Parlamentar të PDSH.

Ndërkaq, deputeti i BDI-së Artan Grubi kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për zbardhjen e incidentit. Grubi thekson se PDSH-ja në mungesë të argumenteve dhe ofertave konkurruese për qytetarët shqiptarë, arsyetohet me grushte.

“E dënojmë ashpër incidentin, siç thash edhe më herët incident i turpshëm që nuk i ka hije as deputetëve shqiptarë, por edhe asnjë deputeti në Kuvendin e Maqedonisë. Kjo nuk duhet të përsëritet. Ky është pikërisht qëllimi i PDSH-së, e cila në mungesë të ofertës konkurruese, e cila në mungesë të rezultateve zgjedhore, nxit nga ai frustracion incidente të tilla. BDI nuk do të jetë pjesë e kësaj, por edhe nuk do të rrijë duarkryq kur sulmohet nga deputetët e PDSH-së”, deklaroi Artan Grubi, Deputet i BDI-së.

Në rast bojkotimi të punës së Kuvendit nga PDSH-ja, atëherë institucioni ligjvënës do të mbetet pa opozitë, si pasojë e bojkotimit të mandateve edhe nga ana e opozitës maqedonase.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *