Home / Lajme / Maqedoni / Interesim i vogël për shkollat profesionale (VIDEO)

Interesim i vogël për shkollat profesionale (VIDEO)

Tetovë, 25 Gusht – Sot në të gjitha shkollat e mesme të Republikës së Maqedonisë vazhdon afati për pranimin e semimaturantëve në shkollë të mesme, njofton Televizioni Koha.

Namikqemal Mustafa nga Shkolla e mesme Kiril Pejqinovic theksoi se kritetiumi në këtë shkollë edhe gjatë këtij afati vazhdon të jetë 55 pikë, interesim ka mjaftueshëm por shpresojmë që të aplikojnë edhe më shumë nxënës, ndërsa nesër do të dalin edhe rezultatet e pranimit të nxënësve.

Sherif Abdurahmani nga shkolla e mesme profesionale Mosha Pijade theksoi se deri më tash janë regjistruar 30 nxënës, pritet që edhe gjatë ditës së nesërme të ketë nxënës të interesuar, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, edhe këtë vit interesimi i maturantëve për rregjistrim në shkollat profesionale është shumë i vogël. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *