Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Jam legjitim, me votuan edhe shqiptarët

Ivanov: Jam legjitim, me votuan edhe shqiptarët

1 gusht- “Thirrja për bojkotim të zgjedhjeve presidenciale nga ana e BDI-së dërgoi një fotografi të gabuar në publik për marrëdhëniet ndëretnike në vend”, deklaroi Ivanov.

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon me qëndrimin se do të të vazhdojnë ta bojkotojnë kryetarin e shtetit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanovin.

Mirëpo, si duket ky bojkot nuk paraqet problem për presidentin e vendit. Ai thotë se, legjitimitetin si president e ka fituar direkt nga qytetarët përmes votës së lirë.

“Si president, në mandatin e parë, poashtu edhe në të dytin, legjitimitetin e kam fituar direkt nga qytetarët përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Përskaj bojkotit të BDI-së në zgjedhjet e fundit, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptar më kanë votuar mua. Rezultatet në qendrat e votimin këtë e tregojnë saktë dhe kushdo që dëshiron mundet ta verifikoj”, deklaroi Ivanov pwr gazetën Dnevnik, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Sipas tij, deklaratat e fundit të disa anëtarëve të BDI-së se, e njohin institucionin e presidentit, mirëpo nuk e njohin legjitimitetin e tij janë shumë të pa qarta.

“Thirrja për bojkotim të zgjedhjeve presidenciale nga ana e BDI-së dërgoi një fotografi të gabuar në publik për marrëdhëniet ndëretnike në vend”, deklaroi Ivanov.

Kryetarët e komunave, deputetët dhe ministrat e BDI-së do të vazhdojnë ta bojkotojnë kryetarin e shtetit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanovin. Kështu është shprehur kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Sipas Bejtës, madje masat se si të pozicionohen funksionarët e BDI-së në lidhje me Ivanovin janë shqyrtuar në parti prej kohës së fushatës për zgjedhjet presidenciale. “Ka vendim për bojkot të presidentit të shtetit dhe ai është në fuqi pa marrë parasysh nëse ndonjë kryetar komune, deputet ose ministër mendon ndryshe ose vepron ndryshe”, tha Bejta.

Nevzat Bejta ka sqaruar se kjo do të thotë se të gjitha institucionet, që janë nën kompetencat e qeverisjes lokale, por edhe qendror dhe që drejtohen nga funksionarë të BDI-së, do ta refuzojnë bashkëpunimin me Ivanovin. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *