Home / Lajme / Rajon / Jahjaga: Palët të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Jahjaga: Palët të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

27 gusht-Zyra e presidentes thekson se “në interes të vendit dhe të përmbushjes së detyrimeve ndaj qytetarëve dhe proceseve demokratike, konstituimi i shpejtë i Parlamentit të Kosovës dhe institucioneve tjera është i rëndësisë së veçantë”.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje të gjitha palëve politike që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjes Isa Mustafës në pozitën e Kryetarit të Kuvendit.

Zyra e presidentes në një deklaratë dërguar Zërit të Amerikës thekson “vendimi i Gjykatës kushtetuese obligon të gjitha palët që ta respektojnë atë në përpjekje për të garantuar një proces të drejtë dhe të besueshëm për të siguruar funksionimin e shtetit të së drejtës”.

“Në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e saj kushtetuese, si faktor uniteti dhe garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve si dhe në zbatim të vendimeve të Gjykatës kushtetuese, presidentja do të veprojë vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës duke respektuar parimin e ndarjes së pushteteve dhe autonominë e institucioneve”, thuhet në deklaratën e zyrës së presidentes.

Zyra e presidentes thekson se “në interes të vendit dhe të përmbushjes së detyrimeve ndaj qytetarëve dhe proceseve demokratike, konstituimi i shpejtë i Parlamentit të Kosovës dhe institucioneve tjera është i rëndësisë së veçantë”.

Kjo deklaratë lë të nënkuptohet së ajo nuk do të përfshihet në këtë periudhë në procesin që i takon Parlamentit si organi më i lartë ligjvënës.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *