Home / Lajme / Maqedoni / Javën tjetër debati për ndryshimet kushtetuese

Javën tjetër debati për ndryshimet kushtetuese

21 gusht-Parlamenti dy ditë më pas duhet të deklarohet për to dhe pasi që të miratohet, sërish shkojnë në debat 30 ditësh dhe më pas Qeveria përsëri deri tek Parlamenti do të dërgojë projekt – amendamentet, ku janë përfshirë vërejtjet dhe propozimet plotësuese nga debati.

Nga java tjetër në Parlamentin e Maqedonisë do të fillojë debati për ndryshimet kushtetuese.

Debati do nis më 25 gusht me seancën e komisionit për ndryshime kushtetuese, ku duhet të miratohet projekt – amendamentet e propozuara. Parlamenti dy ditë më pas duhet të deklarohet për to dhe pasi që të miratohet, sërish shkojnë në debat 30 ditësh dhe më pas Qeveria përsëri deri tek Parlamenti do të dërgojë projekt – amendamentet, ku janë përfshirë vërejtjet dhe propozimet plotësuese nga debati. Tërë procedura për miratimin e këtyre ndryshimeve pritet të përfundojë në fund të tetorit.

Në muaj më parë Parlamenti miratoi propozimin për qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës.

Këto ndryshime u votuan nga deputetët e VMRO-DPMNE dhe BDI, deputetin e GROM, Çedomir Sazdovski dhe deputeten Mirsada Asani, që u fut në Parlament me siglën e RDK-së.

Kundër këtyre ndryshimeve ka votuar PDSH-ja, e cila ka shprehur kritika ndaj kësaj qasje, duke theksuar se ndryshimet duhet propozuar edhe për çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski theksoi se vendimi për qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës u miratua me shumicën absolute prej 2/3 të votave dhe hyn në fuqi menjëherë.

Ndryshimet e Kushtetutës përcaktojnë këto çështje:

Martesa definohet si bashkësi mes burrit dhe gruas,

Saktësim të rregullave fiskale në buxhetin me kufizim të deficitit buxhetor prej 3 % dhe të borxhit publik prej 60 % nga GDP,

Ndryshimi i emrit të Bankës Popullore në Banka e Maqedonisë,

Aplikimi i institutit “Ankesa kushtetuese”,

Ndryshimi i përbërjes së Këshillit gjyqësor,(hiqen ministri i Drejtesise dhe kryetari i Gjykates Supreme nga Keshilli – aktualisht dy udheheqesit jane shqiptare)

Ndryshime të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit gjyqësor për zgjedhje të gjykatësve,

Shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për gjykatësin ose kryetarin e gjykatës dhe sjellje të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit për prokurorë publikë për zgjedhje të prokurorëve publike,

Shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për prokurorin publik nga ana e Gjykatës Kushtetuese,

Krijim të Mundësisë kushtetuese për formim të zonës financiare, qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës, me qëllim të definimit të Entit shtetëror për revizion si kategori kushtetuese.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *