Home / Lajme / Maqedoni / Kanalizimi fekal problem për banorët në lagjen sociale

Kanalizimi fekal problem për banorët në lagjen sociale

8 gusht-
Banorët e kësaj lagje thonë se në të kaluarën kanë kërkuar nga autoritetet vendore që të rregullojnë këtë çështje por gjithmonë kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër. Nga Komuna e Tetovës theksojnë se kanë njohuri për këtë problem të kahmtoshëm të këtyre banorëve dhe nënvizojnë se në të ardhmen do të intervenojnë për të sanuar problemin e kësaj lagje

Rreth 20 familje të cilët jetojnë në shtëpitë sociale në Tetovë në lagjen “Shtipska” një kohë të gjatë kanë probleme me rrjetin e kanalizimit fekal dhe atmosferik. Këto familje ankohen se vetëm njëzet metra larg shtëpive të tyre, kundërmon erë e rëndë si pasojë e mosfunksionimit të kanalizimit fekal. Më keq për këta banorë është kur ka të reshura të shiut atëherë kanalizimi fekal del mbi sipërfaqe dhe vërshon edhe nëpër shtëpitë e tyre. Ata ankohen se në të kaluarën kanë bërë kërkesë tek autoritetet lokale në Tetovë, por deri më tash nuk u ka dalë në ndihmë askush.“Këtu vjen erë e rëndë gjithmonë, sepse kanalizimi nuk funksionon që moti. Jemi rreth 20 familje që jetojmë në këtë lagje të cilët nuk kemi kanalizim. Dikush ka gjetur ndonjë zgjidhje, por era e rëndë është gjithmonë prezent në këtë vend. Po ashtu kur ka reshje të shiut këtu nuk mund të dilet jashtë nga era e rëndë e fekaleve uji i të cilat depërtojnë edhe në shtëpitë tona”, tha Mustafa Omeri banorë i kësaj lagje. Ka kanalizim, por janë prishur. E kam nxjerrë në anën tjetër kanalizimin. Banorët e kësaj lagje thonë se në të kaluarën kanë kërkuar nga autoritetet vendore që të rregullojnë këtë çështje, por gjithmonë kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër. “Kemi kërkuar edhe nga pushteti lokal edhe nga inspektorët. Inspektorët kanë ardhur dhe kanë marrë shënime, por më pas na kanë lënë sërish në këtë gjendje. Nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të rregulluar çështjen e kanalizimit tonë”, thotë Omeri. Këto banorë nënvizojnë se për rregullimin e kësaj problematike nevojitet një investim i vogël pasi që kyçja deri tek kanali kryesor është në gjatësi prej 150 metrave. Nga Komuna e Tetovës theksojnë se kanë njohuri për këtë problem të kahmtoshëm të këtyre banorëve dhe nënvizojnë se në të ardhmen do të intervenojnë për të sanuar problemin e kësaj lagje. “Komuna do të shqyrtojë problemin e këtyre banorëve dhe do të intervenohet pasi që kanalizimi fekal dhe atmosferik nuk është problem vetëm në këtë lagje, por edhe në disa lagje të tjera”, thonë nga Shërbimi për Informim në Komunën e Tetovës. Ndryshe, pjesa dërmuese e banorëve të kësaj lagje në Tetovë janë raste sociale të cilët mbijetojnë me pensione dhe me ndihma sociale të vogla nga shteti. Jo vetëm kjo lagje la problem me kanalizimin, por edhe në pjesë të tjera të Tetovës kur ka reshje të shiut grumbullohet uji në rrugë dhe formohen liqene të vogla. Situata e këtillë në qytetin e Tetovës sipas autoriteteve lokale është se Tetova në 15 vitet e fundit është shtuar për sa i përket numrit të banorëve dhe ndërtimeve dhe këta nuk kanë qenë të planifikuara në sistemin e kanalizimit fekal dhe atmosferik

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *