Home / Lajme / Maqedoni / Kapet tetovari në Tabanoc dhe përfundon në burg

Kapet tetovari në Tabanoc dhe përfundon në burg

10 gusht-Bëhet fjalë për shtetasin J.E nga Reçica e Tetovës, i cili kërkohej për mbajtjen e burgut për shkak të kapjes së tij kohë më parë me lëndë narkotike.

Në pikën kufitare të Tabanocit me Serbinë, policia e Maqedonisë ka ndaluar 26 vjeçarin nga Tetova, pasi që kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti.

Bëhet fjalë për shtetasin J.E nga Reçica e Tetovës, i cili kërkohej për mbajtjen e burgut për shkak të kapjes së tij kohë më parë me lëndë narkotike.

Ai është arrestuar menjëherë pasi që ka rezultuar si i kërkuar në sistemin e policisë kufitare. I ndaluari menjëherë është dërguar në policinë e Kumanovës, ku më pas është transferuar në burgun në periferi të këtij qyteti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *