Home / Lajme / Maqedoni / Katër të lënduar afër Neproshtenit

Katër të lënduar afër Neproshtenit

21 gusht-“Të dy të lënduarit presim që gjatë orëve në vazhdim të lëshohen për kurim shtëpiak”, tha Florin Besimi, drejtor I Spitalit Klinik të Tetovës, njofton Tv KOHA

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 18.20 në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë në mes fshatrave Leshkë dhe Neproshten. Aksidenti është shkaktuar nga dy vetura edhe atë Audi A4 me targa të Tetovës dhe një veturë e tipit Pollo, raporton Tv Koha.

Sipas Policisë së Tetovës automjetin Pollo e ka drejtuar një person nga fshati Neproshten, ku katër të lënduarit kanë qenë në këtë veturë, dy prej Nerashti dhe dy prej Neproshteni. Voziëtsi I Audi A4 poashtu ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Nga Spitali I Tetovës njoftuan se një burrë dhe një grua janë ndaluar për mjekim në spital kurse dy të tjerët mënjëherë janë lëshuar. “Të dy të lënduarit presim që gjatë orëve në vazhdim të lëshohen për kurim shtëpiak”, tha Florin Besimi, drejtor I Spitalit Klinik të Tetovës, njofton Tv KOHA-Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *