Home / Lajme / Maqedoni / Kodra: Intelektualët shqiptarë në Maqedoni të ngrenë zërin e padrejtësive

Kodra: Intelektualët shqiptarë në Maqedoni të ngrenë zërin e padrejtësive

10 gusht-Anëtarë të kësaj akademie propozojnë që edhe protestat e fundit për “Monstra” duhet të ndryshojnë terminin e tyre të mbajtjes dhe jo në ditët e të premteve, për shkak të mundësisë së manipulimit të këtyre nga elemente fetare.

Shqiptarët në Maqedoni duhet të bashkërendojnë aktivitetet e tyre politike përmes një platforme të pastër kombëtare dhe jo me simbolika të dëmshme fetare.

Kjo u theksua në një prononcim për INA nga kryetari i Akademisë Shqiptare – Amerikane të Shkencave (The Albanian American Academy of Science – AAAS), prof.dr. Skender Kodra.

“Ne po ndjekim zhvillimet e fundit në Maqedoni sidomos gjendjen e rënduar të shqiptarëve. Jemi duke ndjekur edhe protestat për rastin ‘Monstra’ dhe pakënaqësitë e mëdha që janë akumuluar me vite pas konfliktit të vitit 2001, kur akoma nuk është avancuar pozita e shqiptarëve. Gjithë kjo pakënaqësi apo protestë duhet të ketë domosdoshmërisht një udhëheqje serioze intelektuale, që artikulon kërkesat kombëtare përmes një platforme kombëtare, që ka si synim avancimin e çështjes kombëtare”, thekson për INA, prof.dr. Skender Kodra.

Ai nënvizon se shqiptarët nuk kanë nevojë për protesta të çorientuara, në një frymë të kaosit, me elemente diskutabile dhe ngjyrime fetare.

“Ne apelojmë për protesta por duke qenë i arritur një unifikim dhe përfshirje e intelektualëve shqiptarë që janë pjesë e botës akademike, letrare dhe që kanë besimin e popullit, por duke përjashtuar figura të konsumuara politike që veprojnë sipas skenareve të ndryshme politike dhe fshihen pas petkut të qarqeve dhe interesave politike. Kjo nuk i duhet në këtë moment shqiptarëve. Intelektualët e vërtetë nuk duhet të fshihen në këtë moment të rëndësishëm historik dhe duhet t`i shmangen joshjeve dhe pozicioneve që u ofron situata aktuale, por ata duhet t`i prijnë një misioni të ri me kërkesat e shtruara të shqiptarëve përmes zërit të protestës dhe debatit demokratik”, nënvizon për agjencinë e lajmeve INA, kryetari i Akademisë Shqiptare – Amerikane të Shkencave.

Anëtarë të kësaj akademie propozojnë që edhe protestat e fundit për “Monstra” duhet të ndryshojnë terminin e tyre të mbajtjes dhe jo në ditët e të premteve, për shkak të mundësisë së manipulimit të këtyre nga elemente fetare.

“Ne ndjekim mediat e huaja në gjuhën angleze dhe raportimet e ndryshme nga qarqe dhe gazetarë të ndryshëm, ku kjo protestë e fundit instrumentalizohet dhe i jepet kahje tjetër. Raportet janë se këto protesta organizohen nga qarqe fetare dhe turmat grumbullohen pas faljes së namazit të xhumasë. Andaj për hir të eliminimit të këtyre qëllimeve të errëta, terminet kohore duhet të ndryshohen dhe pse protestat të mos mbahen nga mesi i javës”, theksojnë anëtarë të Akademisë.

AAAS ka reaguar muajin e fundit ka reaguar lidhur me tensionimet e situatës në Maqedoni dhe gjendjen e shqiptarëve. Kjo Akademi ishte edhe pjesë e protestave të fundit në Nju Jork dhe Çikago, për alarmimin e pozitës së rënduar të shqiptarëve në Maqedoni. /INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *