Home / Lajme / Rajon / Kosovë:Dasmorët e rrezikshëm

Kosovë:Dasmorët e rrezikshëm

17 gusht-Sipas zëdhënësit të policisë, Baki Kelani, në të gjithë Kosovën janë duke u kryer aktivitete të shumta për parandalimin dhe kapjen e personave që gjuajë me armë zjarri nëpër ahengje familjare.

Dasmat zakonisht në Kosovë mbahen gjatë sezonit të verës. Këto dasma mbledhin rreth vetes dasmorë të shumtë të cilët festojnë për martesën e dhëndrit me nusen. Në shumicën e tyre gëzimi shprehet me të shtëna me armë. E në disa raste plumbat qorr kanë marrë edhe jetë njerëzish.

Si çdo vit Policia e Kosovës ka përgatitur planin operativ për parandalimin e të shtënave në gazmende dhe ahengje familjare. Ky plan i organizuar ka marrë shtrirje në të gjitha komunat e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të policisë, Baki Kelani, në të gjithë Kosovën janë duke u kryer aktivitete të shumta për parandalimin dhe kapjen e personave që gjuajë me armë zjarri nëpër ahengje familjare.

Deri në gusht të këtij viti nga Policia e Kosovës janë konfiskuar rreth 462 municione dhe janë arrestuar rreth 54 persona. Nga këto armë sipas policisë, kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona.

“Policia e Kosovës bazuar në angazhimet dhe planin operativ të sezonit veror, ka realizuar disa operacione të suksesshme në parandalimin dhe konfiskimin e armeve të përdoruara kryesisht nëpër ahengje-dasma familjare”, ka thënë Kelani. /Tribuna/

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *