Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e Zezë (VIDEO)

Kronika e Zezë (VIDEO)

Tetovë, 26 Gusht – Konfiskohen dy rimorkoi me dru në Breznë. 15 vjeçari me skuter aksidenton 33 vjeçaren, transmeton Televizioni Koha.

– Pjesëtarë të Policisë së Tetovës të hënën rreth orës 17 e 30 minuta në afërsi të çezmës në hyrje të fshatit Breznë të komunës së Tearcës kanë gjetur dy rimorkio të ngarkuara me nga katër metra kub dru ahu. “Drunjtë e gjetura nuk kanë pasur asnjë vulë dhe kanë qenë të përgatitura për transportim. Të njejtat janë konfiskuar dhe dorëzuar në ndërmarrjen Publike “Pyjet e Maqedonisë”. Punohet në zbardhjen e identitetit të pronarëve dhe të njejtit do të përballen me padi adekuate penale”, njofton policia e Tetovës. Kohëve të fundit në tërë rajonin e Tetovës janë duke u organizuar aksione kundër prerjes ilegale të drunjëve, transmeton Televizioni Koha.

15 vjeçari me skuter aksidenton 33 vjeçaren

– Në rrugën rregjionale Sedllaracë e Poshtme në udhëkryqin për në Bërvenicë, një motoçikletë (skuter) që është drejtuar nga një 15 vjeçarë nga fshati Bërvencië të hënën mbrëma rreth orës 22 e 30 minuta ka goditur 33 vjeçaren P.D nga Sedllarac e Poshtme e cila sapo kishte zbritur nga furgoni. Nga goditje ajo ka rënë poshte, ndërsa motorist e ka ndihmuar që të ngrihet dhe me telefon e kanë njoftuar ndihmën e parë. E lënduara është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas dhënies së ndihmës së parë është lëshuar për mjekim shtëpiak, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *