Home / Lajme / Maqedoni / Kryetarja e Tetovës me 5 banesa(INA)

Kryetarja e Tetovës me 5 banesa(INA)

10 gusht-Dy banesa janë në Tetovë dhe dy në Shkup. Edhe bashkëshorti i saj ka një banesë në Shkup, me ç`rast pasuria e saj e patundshme edhe më shumë pasurohet. Nuk dihen prona të tjera, por jozyrtarisht mësohet se ajo posedon edhe pasuri tjetër të patundshme, të trashëguar nga familja.

Kryetarja aktuale e Tetovës dhe nënkryetare e BDI-së, Teuta Arifi gëzon një pasuri marramendëse të patundshme, nga periudha që kur është pjesë e politikës. Në listën e pasurisë së saj të shpallur në faqen zyrtare të Komisionit Antikorrupsion, kryetarja e komunës së Tetovës ka 4 banesa (apartamente), tri prej të cilave me nga 90 metra katrorë.

Dy banesa janë në Tetovë dhe dy në Shkup. Edhe bashkëshorti i saj ka një banesë në Shkup, me ç`rast pasuria e saj e patundshme edhe më shumë pasurohet. Nuk dihen prona të tjera, por jozyrtarisht mësohet se ajo posedon edhe pasuri tjetër të patundshme, të trashëguar nga familja.

Kryetarja e Tetovës përveç rrogës së saj si kryetare që shkon mbi 1 mijë euro, ajo ka lajmëruar edhe honorarin nga universiteti që shkon mbi 500 euro. Kryetarja e Tetovës gjithashtu ka kredi, por edhe posedon dy makina si ‘chervolet captiva’dhe ‘citroen xsara’. shkruan portali ina

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *