Home / Lajme / Maqedoni / ‘Listeria’ gjendet edhe te mishi i pulës

‘Listeria’ gjendet edhe te mishi i pulës

19 gusht-Në këtë produkt autoritet kompetente kanë gjetur 90 herë më shumë prani të bakterit histeria, nga niveli i lejuar. Nga Klinika infektive njoftuan se gjendja e vajzës 16 vjeçare e prekur nga Listeria është e qëndrueshme

Autoritetet shëndetësore alarmojnë situatën. Bakteri Listeria është gjetur edhe në mishin e pulës të kompanisë ‘Ekstra Mein’. Në ministrinë e Shëndetësisë theksuan se praninë e këtij bakteri vdekjeprurës te mishi i pulës e kanë dëshmuar rezultatet nga mostrat e marra nga fabrika e ‘Ekstra mein’. Autoritetet shëndetësore paralajmëruan se do të tërhiqen nga tregu të gjitha produktet që përmbajnë mish të pulës nga kjo kompani. Nga ana tjetër, i njëjtë është edhe burimi i sëmundjes te të gjithë 10 personat e prekur nga listeria , 5 nga të cilët vdiqën, ka treguar gjenotipizimi i realizuar nga institucionet kompetente të akredituara. Është vërtetuar se burimi i sëmundjes është mishi i qafës së derrit të vakumuar nga kompania ‘extra mein’. Në këtë produkt autoritet kompetente kanë gjetur 90 herë më shumë prani të bakterit histeria, nga niveli i lejuar. Nga Klinika infektive njoftuan se gjendja e vajzës 16 vjeçare e prekur nga Listeria është e qëndrueshme. Alsat-M

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *